• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takaj zbardh bisedën me shefin e UEFA-s, ja cilin akuzon për dënimin presidenti i Skënderbeut

by Java News
20/07/2019 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku foli për situatën e krijuar te klubi korçar, pas konfirmimit të dënimit me 10 vite pezullim në aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, edhe nga CAS-i.

Numri një i klubit korçar drejtoi gishtin nga ish-Sekretari i FSHF-së Eduart Dervishi, i cili aktualisht punon në Federatën Spanjolle të Futbollit, në bashkëpunim me spanjollin Emilio Garcia, që është Shef i Integritetit dhe Disiplinës në UEFA.

“Ne jemi njoftuar për dënimin në dhjetor të 2017-ës, në zyrat e FSHF-së, ndërsa UEFA e publikoi vetëm në mars të vitit të ardhshëm. Nisëm negociatat me UEFA-n dhe spanjolli Garcia më propozoi në një takim, një pezullim 5-vjeçar dhe 250 mijë euro gjobë. Këtë ide e kisha dëgjuar më herët të qarkullonte në kafenetë sportive të Tiranës dhe pyeta Garcian për këtë, por ai mu përgjigj shkurt: Ke të fala nga Eduart Dervishi. Unë jam i bindur se për dënimin e Skënderbeut kanë punuar vetëm dy persona dhe çelësat e asaj zyre ku është gatuar çështja, i ka Eduart Dervishi”, tregoi Takaj.

Presidenti i Skënderbeut shtoi se në të gjitha seancat e përballjes me UEFA-n kishte nga një spanjoll në trupën e gjyqtarëve, teksa tregoi se në seancën në CAS ndodhën shumë gjëra që rritën optimizmin tonë për të fituar.

“Në Apelin e UEFA-s, kryetar ishte një spanjoll, por pas ankimimit tonë, e kaluan anëtar. Edhe në CAS, njëri prej 3 gjyqtarëve ishte spanjoll dhe ne nuk kishim shumë besim, por mënyra se si rrodhën ngjarjet na bëri shumë optimist. Ishin vetë gjyqtarët e CAS-it, që gjatë procesit, rrëzuan të gjitha pretendimet e UEFA-s dhe dëshmitë, gjë që na bëri të ishim optimist për fitoren e çështjes, por ndodhi e kundërta. Dyshoj se beteja e Skënderbeut nuk është me UEFA-n, por me një zyrë në Federatën Spanjolle. Dosja jonë është plotësuar në aksin “Tiranë-Madrid-Nion”, pasi ka pasur edhe këtu miq të Dervishit, të cilët kanë plotësuar dosjen me opinionet e tyre”, tha numri një i klubit korçar.

Presidenti i Skënderbeut nuk la pa përmendur as email-in kërcënues që shkoi ndaj inspektorëve të UEFA-s, të cilin e quajti pjesë të inskenimit për të dëmtuar korçarët, ndërsa shtoi se hetimet për burimin nga doli ai mesazh, kanë ngecur në Tiranë.

“Kur shkoi email-i, ne po negocionim me UEFA-n për minimizim të dënimit, por pas atij mesazhi kërcënues, marrëdhënia jonë me ta u ndërpre komplet. Nisëm të kërkojmë për burimin e email-it në rrugë ligjore dhe bëmë denoncim në prokurorinë e Korçës, ndërsa pas disa ditësh, çështja kaloi në Tiranë, ku në mënyrë të çuditshme, u la në harresë. Burimet tona na kanë konfirmuar se email-i është nisur nga Tirana, jo nga Korça. Klubi i Skënderbeut përfaqëson një qytet me nivel të lartë kulture e traditash dhe zyrtarët e këtij ekipi nuk kanë kërcënuar askënd, madje ju vetë jeni dëshmitarë që jemi sjellë në mënyrë tejet korrekte”, u shpreh presidenti korçar.(tch)/l.m

Next Post
Merr fund arratia 5 ditore e dy shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi

Merr fund arratia 5 ditore e dy shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com