• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takaj: Përgjimet e UEFA-s dhe lakimi i emrave të Bodes e Zeqos

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një intervistë në emisionin “Ora Skaner” në “Ora News” ka folur gjerësisht për çështjen e dënimit të Skënderbeut nga UEFA me mospjesëmarrje për 1 vit në kupat e Europës.

Gjatë intervistës ai zbulon se klubi korçar ka qenë nën përgjim nga UEFA për një periudhë 1-2 vjeçare, përgjim që sipas tij është kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Ndërkaq Takaj e cilëson si të turpshëm faktin që në raportin e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve përmenden emrat e Ridvan Bodes, Agim Zeqos dhe Bledi Shkëmbit.

 Janë 41 ndeshje, kaq të pastër jeni ju?

Po prisni se janë 6 vite hetime. Edhe një njeriu, nëse mbyllet brenda në shtë- pi për 6 vite, por ndërkohë e mban nën hetim, atëherë diçka do t’i gjesh. Megjithatë, unë nuk shoh ndonjë gjë aty që, megjithëse për 6 vite hetim, të ketë diçka bindëse.

Ka ndonjë përgjim?

Kemi qenë edhe nën përgjim nga UEFA, por nuk ka asgjë të parregullt.

Cilët kanë qenë në përgjim?

Telefonat tanë, për një vit apo dy vjet… por nuk ka asnjë tabulat të dyshimtë.

Keni pasur dijeni për këtë?

Jo, asnjë dijeni. Thjesht e kemi lexuar në raport.

Kjo do të thotë se ka pasur një rakordim edhe me autoritetet shqiptare, sepse telefoni është diçka private…

Po, kështu është.

Pse jeni kaq i bindur se nuk ka prova të tjera, se nesër mund të dalin gjëra të tjera…?

Sepse unë jam pjesë e këtij ekipi dhe, kur unë them se nuk mund të ketë, atëherë nuk ka… nëse do të kishte gjëra të tjera, do të kishin dalë.

Përmenden shumë emra në raport…

Po, dhe le t’i marrim me radhë. Përmendet Bode… Kjo është e turpshme, sepse t’i thuash ministrit të Financave se ke trukuar, apo se ke financuar një ekip, kjo është tërësisht e pavërtetë. Nuk ka logjikë, sepse klubi administrohej nga bashkia që ishte e majtë (sot Peleshi është zv.kryeministër), por ndërkohë thoshin se e financon një ish-ministër i djathtë… pa sens fare.

Jam akuzuar unë, Zeqo dhe Bode duke na thënë se ne e privatizuam klubin… Kjo, tërësisht e pavërtetë. Këto janë akte ligjore dhe të vërtetueshme… Ka edhe disa emra në raport që nuk i njoh fare. Nuk i kam dëgjuar më parë. Po ju them se Ardjan Takaj nuk ka shkuar kurrë në Prokurori, madje as nga fisi im kurrë asnjë në Prokurori. Mirëpo, ka një tendencë shumë të fortë ndaj nesh.

Cilët janë këta persona?

Nuk e di, po ta dija do t’i denoncoja. Nëse e marr vesh, do t’i denoncoj fort. Nuk mund të më akuzojnë për gjëra qesharake.

Është përmendur Shkëmbi…

Fatkeqësi. Një jetë si futbollist, kapiten i madh, ka fituar tituj dhe ka dhënë gjithçka në fushë dhe, në fund, përmendet për një gjë që nuk ka lidhje. Prandaj ai raport ishte qesharak.

Starova dhe te Partizani kanë kërkuar titullin?

Unë nuk e di se çfarë kërkojnë ata, por Starova dhe të tjerët e dinë që titulli fitohet në fushë e jo në tavolinë. Ndoshta nuk u kujtohet se si fitohet një titull se kanë 24 vite pa e shijuar një të tillë…

Partizani thotë “na njohu UEFA”…

Partizani nuk e di se si luajti në dy kompeticione. Rast i parë kur një ekip nga Liga e Europës kalon në Champions. Madje, morën edhe të ardhurat e Liga e Europës, kur ato i takonin Tiranës. Sepse, me zhvendosje logjike, ishte ajo skuadra që duhej të hynte në Europë pas pezullimit të Skënderbeut. Por ata shkuan atje dhe i morën, ne nuk kemi gjë me këtë, përkundrazi edhe i uruam që kaluan një tur.

Jeni i sigurt që nuk jua heqin titullin, sepse mund të hyjë në lojë Komisioni i Etikës?

Etika nuk është organ më i lartë se Apeli i UEFA-s dhe as se KAS-i. Jam shumë i sigurt.

Por UEFA thotë se e ka në dorë FSHF-ja…

Eh, nuk e di. E kanë nxjerrë këta të TVSH-së, se këta kanë kohë që të merren me këto gjëra. U çudita, sepse UEFA na thotë që këto janë konfidenciale dhe, më pas, nxjerr gjëra që nuk duhet të dalin… Por, nëse futbollit i heq besimin dhe i trondit besimin, atëherë i bie të jemi kthyer 20 vite mbrapa. Me këtë raport që ndodhi, mendoj se ka ndodhur pikërisht kjo, jemi kthyer mbrapa.

Akuza nga Prokuroria janë ngritur?

Jo, thjesht po menaxhohen të dhënat. Nuk e di se si ka hyrë Prokuroria. Nëse ka hyrë si e pavarur, nuk do të ketë akuza. Nëse hyn e ndikuar nga instrumente të tjera, atëherë çfarë nuk ndodh. Por unë kam besim te drejtësia.

A keni menduar ndonjëherë të largoheni?

Ndoshta para dy vitesh. Kisha dy vite unë, ndërkohë që dy të tjerë i kish kaluar Zeqo. Më dukej shpenzim i madh dhe kohë shumë e madhe e konsumuar.

Si e vlerësoni raportimin e medias në gjithë këtë?

Shumë agresive. Së pari, Skënderbeu përbën lajm, por edhe për faktin që Skënderbeu nuk është i rrethuar nga të fortë apo kriminelë. S’e kam fjalën pse publikoi raportin. Ai është një lajm i madh dhe unë po të isha, do ta kisha publikuar, por e kam fjalën në tërësi. Shumë të ashpër dhe shpeshherë selektivë, jo njësoj me të gjithë.

ma.me


Next Post
Formacionet e javës në Serie A, Premier League, Bundesligë dhe Ligue 1

Formacionet e javës në Serie A, Premier League, Bundesligë dhe Ligue 1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In