• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tajvani i ‘hakërrehet’ Kinës: Guxoni dhe hyni në ishull, do të gjeni kundërsulm të fortë!

by
31/08/2022 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës shefi i shtabit ushtarak tajvanez ka qenë i prerë në një deklaratë të tijën me Kinën. Nëse guxoni të hyni në hapësirën tonë do t’ju sulmojmë, tha ai. Gjakrat në Azi – Paqësor u nxehën pasi shefja e kongresit amerikan Nancy Pelosi shkoi për vizitë në vendin ishullor, ku amerikanët treguan dhëmbët ndaj kinezëve.

Tajvani është përgjigjur flakë më flakë për stërvitjen që po bëjnë kinezët në ujërat ndërkombëtare të shumëdiskutuara.

Qeveria tajvaneze ka thënë se do të ketë një kundërsulm shembullor për vetëmbrojtje nëse kinezët do të guxojnë të hyjnë në ishull.

Kina e cilëson vendin ishullor si pjesë të territorit të saj, fakt që e ka përmendur shpeshherë edhe lideri kinez Xi Jinpng. Ndërkohë, tajvanezët nuk e pranojnë një fakt të këtillë dhe kanë në krah edhe amerikanët.

Sipas agjencive amerikane të inteligjencës Kina po sheh me kujdes konfliktin në Ukrainë dhe po studion se si mund të hyjë në Tajvan, duke matur edhe përgjigjen perëndimore ndaj këtij akti.

Pekini shpeshherë ka cenuar hapësirën ajrore të Tajvanit, sipas qeveritarëve vendas. Situata është tensionuar edhe më shumë pasi amerikanët, për të treguar forcën e tyre dhe ndihmën ndaj Tajvanit, dërguan për vizitë atje një nga politikanet më të rëndësishme në vend, shefen e kongresit Nancy Pelosi.

“Avionët dhe anijet që hynë në territorin tonë detar dhe ajror prej 12 miljesh detare, ushtria kombëtare do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe kundërsulmit pa përjashtim,”  tha zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të Tajvanit.

Një sulm ndaj ushtrisë kineze do të ishte një akt që do të nxehte gjakrat shumë me gjigantin aziatik, por Tajvani tregohet i prerë në mbrojtje të sovranitetit.

/e.d

Next Post
Dhunoi e tentoi të digjte të dashurën, arrestohet Ardit Çela

Emri/ Malësi të Madhe, qëllohet me armë zjarri drejt një banese, brenda një 19-vjeçar. Dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In