• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

by A R
10/08/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se një milion persona janë evakuuar nga banesat e tyre në Kinën lindore, përfshirë zonën e Shangait, teksa tajfuni “Dolphin” ka goditur bregdetin duke shkaktuar erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe përmbytje. Sipas autoriteteve meteorologjike kineze, shpejtësia maksimale e erës arriti në rreth 150 km/orë kur stuhia preku tokën për herë të parë në Yuhuan, në provincën Zhejiang, rreth orës 17:30 me orën lokale. Rreth një orë më vonë, tajfuni zbarkoi për herë të dytë pranë qytetit të Wenzhou.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në transport. Vetëm në Shangai janë anuluar rreth 1,400 fluturime, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të shumta për mbrojtjen e banorëve. Fillimisht, autoritetet kineze kishin ngritur alarmin në nivelin më të lartë të kuq për tajfunin “Dolphin”, por mëngjesin e kësaj të hëne (10 gusht) niveli i paralajmërimit u ul, pasi stuhia humbi një pjesë të fuqisë së saj.

Megjithatë, autoritetet vijojnë të paralajmërojnë për reshje të rrëmbyeshme, përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu deri të mërkurën. Reshje intensive janë parashikuar në provincat Shandong, Henan, Hubei, Anhui, Jiangsu dhe Zhejiang, si edhe në qytetin e Shangait. Banorëve u është kërkuar të shmangin aktivitetet në natyrë. Disa prej atraksioneve më të njohura turistike janë mbyllur përkohësisht, përfshirë pjesë të Disneyland dhe Legoland, si dhe disa platforma panoramike përgjatë Bund në Shangai.

Sipas parashikimeve meteorologjike, disa zona të provincës Zhejiang mund të përballen me 250 deri në 500 milimetra reshje gjatë ditëve të ardhshme. Në Hangzhou, kryeqytetin e Zhejiang, autoritetet kanë hequr përkohësisht tarifat e parkimit në hapësirat publike për shoferët që kërkojnë strehim për shkak të erërave të forta dhe përmbytjeve. Në Wenzhou janë zhvendosur rreth 900 mijë banorë dhe janë hapur më shumë se 1,000 strehimore emergjente. Ndërsa në qytetin e Taizhou janë evakuuar rreth 390 mijë persona.

Next Post
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In