• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tahiri”/ Zbardhen përgjimet e reja: “Saimiri shofer furgoni…”

by A R
20/10/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen të tjera detaje nga përgjimi i bandës së drogës së Habilajve në Itali. Gjatë përgjimeve del një person tjetër me emrin “Saimir” që është pjesë e organizatës në nivelin të ulët. Deri tani kishte dy përgjime të tjera ku përmendet “Saimiri” që kishte marrë lekët dhe të gjithë e kanë lidhur me emrin e ish-ministrit. Por tani rezulton se brenda organizatës ka një tjetër “Saimir” që bënte shoferin shkruan Shqiptarja. Më poshtë përgjimi i Nazerit me Florian Habilajn, të njohur me nofkën “Lolo”.

Përgjimi Ora 11.02.21
Nezari: 
Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.

Përgjimi Ora 11.03.11
Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

Dega e brendshme

s’po na njofton më

Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane. Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit.

Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri. Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre. Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Maridian Sulaj:..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë…

Nezar Seiti: Jo s’mund të vish..e ke harruar..?

Maridian Sulaj: Jo dreqin, s’mund të vij…

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën…

Maridian Sulaj: ..e di e di..

Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..

Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë…të kanë thënë..

Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..

Maridian Sulaj: jo..

Nezar Seiti: “…nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit…”..e kam telefonuar në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.

Këto zhvillime kanë trazuar jo pak politikën, ndërsa një ditë më parë sollën edhe reagimin e kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët nuk të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën.

Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispozicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një gabim, që iu shiti automjetin “Audi” në vitin 2013.

Next Post
“Tahiri”/ Mbrojtja kërkon kohë, Ruçi shtyn për nesër mbledhjen e Këshillit të Mandateve

"Tahiri"/ Mbrojtja kërkon kohë, Ruçi shtyn për nesër mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In