Informacionin për arrestin ose jo të vëllait të ish-minsitrit demokrat Enkeleid Alibeaj nga autoritete gjermane e posedon policia sipas minsitrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Por ai tha për gazetarët se nuk ëhstë personi që duhet të pyetet për këtë çështje. Ai tha se kush kërkon informacion le t’i drejtohet policisë, duke ftuar edhe ata që janë shprehur politikisht, duke nënkuptuar opozitën që e përgënjeshtroi lajmin.
“Unë nuk jam i autorizuar të përgjigjem për këtë pyetje, për sa kohë me të merret Policia. Gjithsesi, ju ftoj t’i adresoheni zyrtarisht Policisë për këtë informacion. Dhe jam shumë i bindur që Policia do përgjigjet në përmasën që është e lejuar – dhe kjo për shkak të natyrës së çështjes. Edhe ata që kanë dalë e janë prononcuar publikisht për motive politike lidhur me këtë çështje, mund të kërkojnë informacion zyrtar në Polici. Dhe besoj Policia do kthejë përgjigje. Unë nuk mund të përgjigjem për këtë”, tha ministri Tahiri.