• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri takime në Laprakë: Opozita më e vështirë, ajo me hallet e qytetarëve

by A R
14/07/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PS-së të Tiranës Saimir Tahiri ka vijuar dëgjesat me banorët e Njësisë 11 në Laprakë, për hartimin  programit të ri të qeverisë. Sipas Tahirit, fakti që Partia Socialiste arriti të merrte 74 mandate është një përgjegjësi e madhe. Ai deklaroi se në 4 vitet e ardhshme opozita më e vështirë do jetë ajo e përballjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, se sa ajo në parlament.

‘’Për ne që kemi marrë besimin tuaj dhe besimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, kemi një barrë jo të vogël që është të qeverisim për të gjithë qytetarët, kjo pavarësisht nëse na kanë votuar apo jo. Por një barrë akoma më të madhe që të përballemi me opozitën e vërtetë jo të partive, me opozitën e vërtetë të secilit prej jush dhe opozita juaj është edhe opozita jonë praktikisht. Dhe opozita juaj është mungesa e ujit, mungesa e një investimi. Është problemi që keni me zyrat e shtetit. Çdo hall, çdo shqetësim dhe çdo vështirësi që ka qytetari i zakonshëm në këtë vend, është opozita jonë reale, është ajo që duhet të fitojmë patjetër’’ tha kryesocialisti i Tiranës.

Për qytetarët e thjeshtë tha Tahiri, shteti mbetet ai zyrtari i administratës dhe për këtë është e domosdoshme që qytetarëve t’i ofrojmë rrugën ligjore për zgjidhjen e një problemi në mënyrën më të shpejt pasi vetëm kështu mund të shmangim korrupsionin.

‘’Ashtu siç ne dhe vetëm ne, kemi detyrimin që rrugën për të marrë shërbimin qytetari ta ketë më të lehtë nëpërmjet rrugës ligjore. Në qoftë se rruga ligjore është e gjatë, madje e stërzgjatur, në qoftë se është e mundimshme, në qoftë se ia bën jetën ferr qytetarit sigurisht që rruga e korrupsionit është më e lehtë. Në qoftë se të marrësh një shërbim në një zyrë administrate, të ndjekësh rrugën ligjore, procedurën, të bëhet e gjatë dhe aq e gjatë sa të vjen më shkurt t’i biesh nga prapa, sigurisht që qytetari do të zgjidhë hallin më shpejt sesa të merret me ndërtimin e shtetit. Nga njëra anë ne na duhet të jemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri – tjetrin. Nga ana tjetër ne na takon të reformojmë të gjithë sistemin në mënyrë që rruga ligjore për qytetarin të jetë më e kollajta. E që mos të detyrohet njeri që t’i bjerë  shkurt nëpërmjet rrugës joligjore sepse të kalosh nëpër shtegun e rrëmujës me letra, e procedura, e zyra, e zyrë pas zyre, e zyrtarë e lloj-lloj ngjyrash që të dalin përpara dhe ta bëjnë jetën ferr, ajo është sigurisht e pamundur. Prandaj ne na duhet të fitojmë kohën që kemi humbur miq’’, theksoi ndër të tjera Tahiri. /b.d

Next Post
Tension në Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin politik

VLORE/ Policia prangos kolegun trafikant droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In