(17:35) Sikurse ishte paralajmëruar, ministri Tahiri dhe kreu i Prokurorisë janë takuar sëbashku pasditen e së hënës. Në fokus kanë qenë akuzat e politikës, gjë që u konfirmua nga vetë ministri i Brendshëm pas takimit.
Duke folur para mikrofonëve, Tahiri tha se sa i përket akuzave të Dritan Zaganit, Prokuroria është ajo që duhet të hetojë.
“Unë nuk kam kohë për të humbur me shpifjet e politikës së vjetër. Berisha që pa u votëbesuar qeveria, ka kërkuar dorëheqjen time dhe të qeverisë” – tha Tahiri.
***
Mediat njoftojnë se ministri i Punëve të Brendshme, pritet të takohet me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Takimi do te zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme në orën 17:00, ndërsa temë e diskutimit mendohet të jenë zhvillimet e fundit në botën e krimit dhe akuzat e shkëmbyera mes klasës politike sot në Kuvend.









