“A ka rol Edi Rama, Fatmir Xhafaj apo Adriatik Llalla në nxjerrjen e materialeve ndaj jush?” Tahiri i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se sot nuk është dita që të merret me këto histori.
Duke komentuar situatën e krijuar edhe në shtyp, Saimir Tahiri tha se sot është dita që ai të shkojë në qelinë më të largët të burgut dhe të presë deri në zbardhjen e së vërtetës.
“Nuk më intereson fare kjo loja se kush është mbrapa kësaj apo asaj. Do vijë dita ime që të merrem me ta” – tha ish-ministri i Brendshëm. /b.d