• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri: S’mund të përballemi me emigrantët të vetëm, kufinjtë do qëndrojnë të mbyllur

by Java News
16/03/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve të dëshpëruar për të arritur Europën Veriore, tha të martën ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

“Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar kontrollet e saj kufitare dhe për t’u përballur me problemet e ndryshme të sigurisë që do të shfaqeshin në rast vërshimi të emigrantëve drejt kufijve shqiptarë”, u shpreh Tahiri.

“Shqipëria nuk mund të përballet e vetme me një valë emigrantësh,” tha ai.

Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi. Por ajo i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia.

Tahiri tha se Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.

Shqipëria shpreson për mbështetje teknike dhe personeli në kuadër të ndihmës policore për të kontrolluar, regjistruar e verifikuar dokumentet e emigrantëve në hyrje.

Komisioneri Evropian i Migrimit Dimitris Avramopoulos të premten pritet për bisedime në Tiranë.

Shqipëria është në pritje të “një vendim të përgjithshëm” në nivel evropian për përballimin e krizës, por “në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët”, ka thënë Tahiri. Ai shtoi se se “tani për tani”, situata ishte “e qetë”.

“Policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigrantët që të kalojnë kufirin shqiptar”, tha ministri.

Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë që nga viti i kaluar, duke e zhytur kontinentin në krizën më të thellë të emigracionit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Next Post

ARMO/ Debat mes qeverisë dhe kreditorëve, bankat nuk e shesin dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In