• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri sfidon Manjanin: Lufta kundër drogës, prioritet maksimal i yni

by A R
13/01/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
I pyetur për deklaratën e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani një ditë më parë në Top Story se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar mbi problematikën e kultivimit të kanabisit në vend, Tahiri tha në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun austriak, mbajtur në Tiranë, se nuk donte të bënte komente, por vijon të bëjë detyrën duke patur prioritet maksimal luftën kundër drogës.

 

“Unë nuk jam komentator, unë jam ministër. Dhe kam detyrimin të bëj punën time sa më mirë, për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt e më të zhvilluar. E në këtë kuadër unë nuk kam dëshirë të komentoj komentet. Dhe aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili, si unë, ka detyrë të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri. E mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët, të cilët, me plot të drejtë, presin sa më pak fjalë e sa më shumë punë.

Ajo që kemi  bërë e po bëjmë në luftën kundër drogës, siç dëgjuat dhe kolegun, jo vetëm por bashkë me partnerët, është prioritet maksimal i yni. Dhe Shqipëria, si në këto tre vite, do të vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë për qytetarët shqiptarë. Ashtu siç do të bëjmë akoma më shumë edhe me partnerët për luftën kundër kriminalitetit, krimit të organizuar veçanërisht, parave të kriminalitetit dhe aseteve kriminale dhe terrorizmit.

E, meqë m’u dha rasti, e mbështeta pa asnjë rezervë propozimin e kolegut për një grup të përbashkët pune lidhur me personat që janë në kërkim. Vetëm vitin e kaluar Policia Shqiptare ka arrrestuar mbi 2.000 persona në kërkim. Jam shumë i bindur që kemi shumë më shumë për të bërë.

Siç jam shumë i bindur që, në nivel bilateral por jo vetëm ky grup pune që do fokusohet vetëm tek personat në kërkim – qofshin në Bashkimin Europian, në Austri në mënyrë të veçantë, apo në Shqipëri e në rajon, patjetër do japë efektet e veta të menjëhershme në luftën kundër kriminalitetit. Dhe mbi të gjitha në luftën kundër pasurive dhe aseteve kriminale. Kjo është përgjigjja ime për pyetjen tuaj”, tha ministri i Brendshëm.

ma.me

Next Post
TAP: Përfunduam ndërtimin e 58 km rrugë dhe 40 urave në Shqipëri

TAP: Përfunduam ndërtimin e 58 km rrugë dhe 40 urave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In