• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Reforma në Drejtësi do të bëj drejtësi edhe për 21 janarin

by Java News
20/01/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Drejtësia për “21 janarin” nuk është vendosur ende. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vatëm një ditë para 6 vjetorit të tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 persona.

Në fjalën e tij Tahiri u shpreh se janë marrë masat e duhura që “21 janarët” të mos përsëritën më në historinë e Shqipërisë. Fajtorët për këtë tragjedi, ata që vranë, fshinë kamerat e sigurisë, që dhanë urdhrin nuk kanë marrë dënimin e merituar, e për këtë arsye ministri Tahiri e sheh Reformën në Drejtësi si zgjidhjen e vetme që drejtësia të vihet në vend.

“Reforma në Drejtësi zgjidh një herë e mirë mundësinë që shteti nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar të vrasë për herë të dytë, si ka ndodhur për fat të keq me familjet e “21 janarit”, që ende sot nuk kanë drejtësi. Pra sot ata që vranë në 21 janar nuk janë dënuar. Ata që fshinë kamerat në 21 janar nga Kryeministria, nuk janë dënuar. Ata që dhanë urdhër për të vrarë, nuk janë dënuar” u shpreh Tahiri.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej 160 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të katër viktimave që humbën jetën në mbledhjen e qeverisë pak para datës së 12 janar, datë kjo e cila përkon me seancën e fundit gjyqësore për tragjedinë. Tahiri u shpreh se është i bindur së ky dëmshpërblim nuk sjell drejtësinë e munguar por lehtëson sado pak dhimbjen e familjeve që kanë humbur familjarin e tyre të vrarë nga shteti.

“Kjo është arsyeja pse në mbledhjen më të parë pas datës 12 janar ne morëm vendim për dëmshpërblimin e plotë të të gjitha vendimeve gjyqësore. Kjo nuk bën drejtësi. Kjo lehtëson dhimbjen e familjeve që kanë humbur familjarin e tyre të vrarë nga shteti në 21 janar”, deklaroi Tahiri.

Ministri i Brendshëm ka komentuar edhe deklaratat publike të ish-kryeministrit Berisha. Ai ka akuzuar Berishën si përgjegjësin kryesor që u mori jetën katër protestuesve si dhe  gjyqtarët për mos dënimin e fajtorëve, ndërsa shtoi se janë pikërisht këta gjyqtarë që dalin kundër reformës në drejtësi.

“Dhe keni pasur së fundi edhe deklarata publike nga ish-kryeministri, i cili ka marrë përsipër urdhër-dhënien për vrasjet në 21 janar, madje ka kërcënuar se po të vijonte akoma më shumë do vriste. Dhe nga ana tjetër për të nxjerr përpara përgjegjësisë gjyqtarët që kryhen një krim të dytë me urdhër të po atyre që dhanë urdhër për të ekzekutuar, duke mos dënuar ekzekutuesit në 21 janar. Dhe nuk është habi për mua që pikërisht ata që dalin sot dhe flasin kundër Reformës në Drejtësi, ata që prononcohen kundër Vetting-ut, ata që prononcohen në emër me demek të shoqatave të gjyqtarëve, kundër Reformës në Drejtësi, janë pikërisht ata që kanë dhënë vendime në 21 janar. Kjo është e papranueshme për ne, por është një motiv më shumë për të shtyrë përpara Reformën në Drejtësi. Ne jemi angazhuar që drejtësia për “21 janarin” të bëhet”, deklaroi Tahiri.

Shkrirja e Gardës së Republikës vijon të mbetet një angazhim për Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm deklaroi së shpejti do të miratohet një ligj në Parlament ku Grada e Republikës do të transformohet nga një trupë ushtarake në një trup policore.

“Kemi miratuar një kuadër ligjor të plotë lidhur me sjelljen e institucioneve kryesisht Policia, Garda e Republikës në raport me qytetarin. Ka qenë angazhimi ynë i hershëm, shkrirja e Gardës së Republikës dhe është një ligj që miratohet shumë shpejt në Parlament lidhur me transformimin e Gardës, nga një trupë ushtarake në një trup policore që do i përgjigjet rregullave dhe normave standardeve të sjelljes së punonjësve me qytetarin”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë ai ka komunikuar dhe një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë Forcat Speciale. Që prej ditës së sotme  RENEA, FNSH dhe trupat speciale do të kenë një sigurim të veçantë shëndetësor, që do të thotë se të gjitha shpenzimet për ta do të mbulohen nga qeveria dhe Ministria e Brendshme. Tahiri deklaroi se do të përpiqet që kjo paketë e veçantë e sigurimeve shoqërore të shtrihet edhe te familjarët e tyre.

ma.me

Next Post
Degradon debati/ Çili: Shko te SYRIZA; Bushati: Ti me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje

Degradon debati/ Çili: Shko te SYRIZA; Bushati: Ti me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In