• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri, prokurorët dhe vetingu i munguar

by Skënder Minxhozi
25/10/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Nuk është e lehtë të mbrosh, këto ditë, Saimir Tahirin. Ish-ministri i Brendshëm është kthyer në mollën e madhe të sherrit paszgjedhore. Një sjellje aspak e mençur, madje, naive dhe krejt e pamatur në raport me Habilajt, ku nuk mungon as banaliteti i dhënie-marrjes së makinës personale dhe as shkujdesja e pafalshme për t’u informuar për atë që ata bënin për disa vite rresht, e kanë sjellë karrierën e Saimir Tahirit në një zgrip të rrezikshëm. Nga ministri i superfuqishëm dhe kreu i degës më të madhe lokale të partisë në pushtet, kandidat dhe garues me Erion Veliajn për kryeministrin e nesërm, sot Tahiri duhet të mbrojë lirinë personale dhe qetësinë e familjes së tij. Ndërkohë që karriera politike, duket seriozisht e kompromentuar. Njeriu i fuqishëm i Rilindjes e sheh veten aktualisht, në “listën gri” të deputetëve të larguar nga grupi socialist, e kjo është vetëm gjysma e dramës.

Duket si një lodër nga “lart”, kjo që po ndodh në këtë vjeshtë, ku pozita hyri në një qeverisje tejet të qetë, ndërsa opozita dukej e destinuar të endej edhe për shumë kohë në kërkim të një axhende politike, të një liste idesh të reja dhe të një kredibiliteti tashmë të humbur prej kohësh. Një hallakatje nëpër kallamishte, do të thoshte Avokat Ngjela. Por ja që nga Italia fqinje, erdhi një dosje përgjimesh dhe të gjithë në politikën shqiptare gjetën bukë për dhëmbët e tyre. Parlamenti pritet ta rifitojë “interesin” dhe studiot televizive u rimbushën me zhurmë, ashtu siç i mbajmë mend prej vitesh. Diku anash, në sfondin e këtij sherri kombëtar, krerët e drejtësisë përgatiten të hyjnë në vrimën e miut të vetingut. Një detaj aspak anësor, ky në fakt.

Ndodhemi përballë një rasti delikat juridik, me një aparat drejtësie që vijon të jetë ai i vjetri: i paragjykuar, i korruptuar dhe thellësisht i politizuar. Një rrethanë aspak e lumtur, për një dosje si kjo e Habilajve.

Me këtë epikrizë në xhep, edhe prokurorët që u rrekën të marrin lejen për arrestimin e Tahirit e që do të kryejnë hetimet në vijim, do të jenë po ata. Të njëjtët prokurorë e gjyqtarë që, vite më parë, bënë sikur nuk panë që në periferi të Tiranës, 26 vetë vdiqën nga shpërthimi i një fabrike armatimesh, që shkelën mbi kufomat në bulevard në 21 janar, pa u bërë aspak përshtypje dhe pa çuar në burg fajtorët e vërtetë, që e mbyllën dosjen e rrugës së Kombit me raporte mjekësore të të akuzuarve me pushtet dhe imunitet…

KLIKO KËTU PËR SHKRIMIN E PLOTË

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

“Edvin Kristaq Habili shiti dëshmitaren e mbrojtur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In