• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri pret Orlandon, në fokus lufta kundër terrorizmit

by A R
18/12/2015 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm ka sjellë në Tiranë ministrin italian të drejtësisë, Andrea Orlando, i cili po zhvillon një seri takimesh me autoritetet shqiptare.

Së pari Orlando është takuar me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar mbi mënyrat e bashkëpunimit për t’i bërë kontrast këtyre fenomeneve.

“Kemi një bashkëpunim intensiv me autoritetet italiane, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, por edhe në sfidat që kanë prekur rajonin dhe Bashkimin Europian”, ka deklaruar Tahiri në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai ka bërë me dije se, “në takim kemi shkëmbyer pikëpamje për çështje që shqetësojnë të dyja vendet, në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur deri më sot, por mbi të gjitha kundër terrorizmit”.

“E kemi ndarë mendjen se ajo që kemi bërë është rezultati më i mirë për të siguruar mbarëvajtjen e sukseshme. Shpresojmë të kemi rezultate të qëndrueshme duke ndërtuar kapacitete të duhura njerëzore dhe infrastrukturore”, ka vijuar Tahiri.

Ndonëse është shprehur i vetëdijshëm që “këto sfida janë të tilla që nuk njohin kufij”, ministri shqiptar ka shprehur dhe dëshirën që “bashkëpunimi mes dy vendeve dhe agjencive ligjzbatuese të prodhojë atë që duan qytetarët shqiptarë dhe ata italianë në luftën kundër terrorizmit”.

“Kemi biseduar për sfidat e përbashkëta, hapat konkretë të ndërmarrë dhe hapat që duhen ndërmarrë”, ka shtuar Tahiri.

Ndërsa ministri Orlando, në fjalën e tij ka nënvizuar nevojën që “bashkëpunimin e shkëlqyer” që dy vendet kanë në luftën kundër krimit ta vënë në shërbim edhe të luftës ndaj terrorizmit.

“Këtë bashkëpunim duhet ta vëmë në shërbim të luftës kundër emigracionit klandestin dhe terrorizmit xhihadist”, ka thënë Orlando.

Ai ka sqaruar se, “këtu nuk bëhet fjalë për të përmbushur sisteme ligjore, por për të koordinuar kompetencat mes dy subjekteve të ndryshme”.

“Plani i veprimit konsiston në tri pika: shkëmbimin e informacioneve, përgatitjen e operatorëve të gjyqësorit dhe policisë dhe reagimi i përbashkët”, ka thënë Orlando.

Një element tjetër i rëndësishëm, sipas tij, është ekzekutimi i dënimit me burg. “Në këtë kuadër mendoj se këto masa që parashtrova mund të aplikohen, me qëllim parandalimin e fenomenit të radikalizimit, që si në Itali dhe në Shqipëri po vihen re”, ka thënë Orlando.

Ai ka vlerësuar më tej se, “qeveria shqiptare ka shprehur vullnet të qartë në këtë drejtim” dhe për këtë e ka falënderuar posaçërisht.

/ Top Channel

Next Post

Rama: Dje zanatçiu i sherrit mashtroi për legalizimet, ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In