• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri për Balilin: Ai s’ka asnjë shpresë, ashtu si fjalimxhinjtë me gjuhë nepërke në Kuvend

by Java News
16/12/2016 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në adresë të tij, për çështjen e Kelmend Balilit.

Tahiri i cilëson deklaratat e demokratëve si llum që ka për synim njollosjen e punës së policisë. Tahiri tha se Balili është peshqesh i qeverisë së demokratëve, ndërsa shtoi se i shumëkërkuari nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

“Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot të nxjerrin llumin e godinës së tyre për të njollosur Policinë e Shtetit. Përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht për mosarrestimin e Kelmend Balilit. Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!

Klement Balili nuk ka asnjë shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij”, thuhet në deklaratën e Ministrit të Brendshëm.

Deklarata e Tahirit:
Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot të nxjerrin llumin e godinës së tyre për të njollosur Policinë e Shtetit.

Përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht për mosarrestimin e Kelmend Balilit.

Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!

Dhe ashtu si kemi pastruar jo pak nga llumi që ju e mblodhët shtresa – shtresa në tetë vjet dhe e shtruat si jorgan pandëshkueshmërie mbi Policinë e Shtetit, ashtu do bëjmë edhe për Kelmend Balilin.

Shpifjet tuaja për shëtitjet e tij nëpër plazhe e nëpër Tirane apo fotomontazhet e qytetareve tuaj dixhitale me gjoja Balilin mbi jahte nën mbrojtjen e policisë, nuk na kanë penguar po na kanë motivuar edhe me shume ne ndjekjen e ketij krimineli ne kerkim.

Eshte e vertete, policia nuk ka arritur ende ta arrestoje dhe operacionet e njepasnjeshme qe kemi organizuar nuk kane dhene ende sukses.

Por kjo nuk do te thote se ne mbrojme Balilin, sepse kjo eshte njesoj si te thuash qe jo vetem DEA apo CIA po vete qeveria amerikane qe u investua me burime njerezore e materiale te papara ndonjehere, per vite te tera, ne kapjen e Eskobarit, mbronte Eskobarin dhe nuk luftonte per arrestimin e tij!

Apo njesoj si te thuash se kapot e mafias neper katundet e Sicilise qe kerkoheshin prej vitesh para se te kapeshin apo te tjere qe nuk jane kapur akoma, mbroheshin ose mbrohen nga Ministria e Brendshme e Italise!

Une e pranoj cdo kritike dhe jam gati te jap llogari per cdo rast mossuksesi te perkohshem sic eshte edhe rasti i Klement Balilit, po refuzoj te degjoj me respekt keto sulme te turpshme ndaj Policise se Shtetit e ndaj meje apo kryeministrit tim personalisht!

Këto sulme unë thjesht i përbuz!

Këto sulme mund te sugjestionojne edhe njerez qe duan ta ndihmojne realisht Policine e Shtetit ne misionin e saj, po jo mua dhe jo publikun shqiptar qe di te dalloje qarte Policine e Shtetit dje me Policine e Shtetit sot. Luften me krimin e me drogen dje me luften me krimin e me drogen sot. Lidhjet e policise e te paraardhesve te mi ne kete detyre, me krimin e me drogen dje, nga lidhjet e mia me policine e me qytetaret sot.

Klement Balili nuk ka asnje shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij.

Por po ashtu, asnje shprese nuk kane as trimat e Shqup-it qe i tremben Vettingut si djalli temjanit dhe as ndonje fjalimxhi me gjuhen e neperkes ne parlament qe i trembet humbjes se sigurte te karriges se deputetit!

Keta jane vetem aktoret e nje maskarade te pambarimte kunder Policise se Shtetit dhe pergjigjen do ta marrin ne 18 qershor te vitit qe po vjen bashke me ndeshkimin e tyre me te rende popullor!
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Njerëzit mund të jetojnë në Hënë… në këto tunele të nëndheshme (FOTO)

Njerëzit mund të jetojnë në Hënë... në këto tunele të nëndheshme (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com