• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri pas thirrjes në Prokurori: Gjykatat, vendime të padrejta që lënë viktima rrugëve

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të merret në pyetje në lidhje me padinë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë ndaj tij sa i takon akuzave që ai bëri ndaj gjyqtarit Arian Aliaj.

Fill pas përfundimit nga seanca e marrjes në pyetje, ministri Tahiri ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa nga ambientet e jashtme të Prokurorisë së Përgjithshme ka sulmuar sërish KLD-në, duke e cilësuar atë si Këshillin e Lartë të Padrejtësisë. Ai theksoi se askush nuk mund ta ndalojë atë që të shpreh opinionin e tij për çdo rast të prokurorëve apo gjyqtarëve të korruptuar, ndërsa theksoi se KLD është korporata më e korruptuar.

“Iu përgjigja thirrjes së prokurorisë për të dhënë informacione mbi deklaratat për gjyqtarin Aliaj pas një kallëzimi të KLD. Sqarova në prokuro të gjitha deklarimet pikë për prejse që kam bërë. Besoj se ka nevojën për të parë në detaje shumë të imta punën e çdo gjyqtari pavarësisht vullnetin. S’më ndalon njeri të jap opinionin tim për vendime absurde të gjyqtarëve që janë atë detyrë janë për shkak të qokave që kanë bërë. Sot 90 për qind e shqiptarëve besojnë se ka korrupsion. Unë e besoj akoma më shumë këtë se duke parë sesi gjyqtarë japin vendime në kufijtë kriminale, duke u lënë rrugë ngjarjeve të rënda me pasurinë dhe jetën e qytetarëve. ndaj cilado padi e KLD-së të Padrejtësie, e Këshillit të lartë, ose më saktë korporatës që drejton sot Këshillin më të lartë të Korrupsionit s’më ndalon dot mua të flas dhe jap opinion.”, tha Tahiri.

KALLEZIMI

Regjistrimi i kallëzimit penal të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj ministrit Tahiri u bë më 20 qershor. Disa ditë më parë ministri i Brendshëm Tahiri në një konferencë për shtyp akuzoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë se mban në gjirin e saj gjyqtarë të korruptuar, që kanë dhënë gjykime të padrejta. Akuzat e tij ai i bazoi në rastin e gjyqtarit Arian Aliaj dhe Osman Aliu.

Tahiri tha se 9 anëtarët e KLD-së janë 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, pasurisë e që sipas tij përbëjnë korporatën e së keqes. Pasura e tyre sipas Tahirit, i kalon 5 miliardë lekë.

BW/d.i.

Next Post

Berisha: Nishani bëri mirë që i nxorri jashtë me dhunë ambasadorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

August 17, 2026
Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës, shkak dyshohet…

Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës, shkak dyshohet…

August 17, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

August 17, 2026
VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

August 17, 2026
Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

August 17, 2026
“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

August 17, 2026
Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com