• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri: Pa iniciativën e Policisë besoj se Shullazi do ishte ende i lirë

by A R
25/04/2016 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur në një intervistë për “Njerëz në Fokus” të “News 24” për arrestimin e Emiljano Shullazit.
I pyetur pse arrestimi nuk ka ndodhur më parë, Tahiri tha se për këtë duhet të pyetet Prokuroria dhe jo Policia.

Sipas tij, ishin blutë ata që bënë arrestimin e Shullazit me iniciativë të lirë dhe më pas, u fut në lojë dhe Prokuroria.

INTERVISTA

Ndalimi i Shullazit, është shoqëruar me disa pikëpyetje. Cili ka qenë roli i Policisë?

Unë nuk dua të bëj rolin që nuk e kam. Sqarime të detajeve mund t’i merrni pranë policisë dhe unë ju ftoj që të bëni një kërkesë me shkrim dhe Policia do u përgjigjet. Ajo që unë ju garantoj është që Policia e Shtetit gjithçka ka mundësi dhe ka shtyrë përpara këtë çështje aq sa i takon. Kjo sa i takon përgjigjes lidhur me pikëpyetjen që ju thanë se ngrihet përgjithësisht.

Unë besoj se kjo pikëpyetje është dashakeqe. Është bërë publikisht interesante dhe mjaft e kollajtë që të sulmohet Policia. Kur ndërkohë që sot policia është institucioni më i besueshëm, jo se e them unë, por nga sondazhe që janë bërë.

Unë mendoj se zgjidhja që kemi me sistemin e drejtësisë nuk vlen, në rast se ne nuk marrim kurajën t’i drejtojmë gishtin përgjegjësit real që nuk funksionon. Ka një korporatë gati kriminale, me gjyqtarë e prokurorë, e duke thënë këtë nuk përjashtoj edhe Policinë e Shtetit.

Por më pak të prekura nga reformimi janë këto dy institucione. E kjo nuk zgjidhet as duke sulmuar Qeverinë dhe as Policinë. Nuk them që Policia s’ka gabime, që s’ka policë që nuk bëjnë detyrën e që nuk korruptohen, por sot Policia është në proces reformimi. Nuk është e njëjta gjë në Gjykata e Prokurori.

A ka pasur përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë?

Jo nuk ka pasur asnjë përplasje.

Pse u arrestua tani Shullazi dhe jo më përpara?

Edhe unë e kam pikëpyetjen nëse do ishte arrestuar nëse s’do e kishte shoqëruar Policia me iniciativën e vet për çështjen e kandidatit për rektor, tashmë rektor. Po për këtë duhet ta japë përgjigjen Prokuroria, jo unë.

Është përfolur se Shullazi ka kërcënuar një person me shtetësi amerikane. Cili është komenti juaj?

Për këtë duhet të pyesni Policinë.

Sa ndikim ka pasur takimi juaj në FBI me këtë arrestim?

Asnjë ndikim.

Zoti Berisha tha në Parlament që Shullazi ju ka dërguar ju mesazh nga burgu. Ditë më përpara u kërkua edhe dorëheqja juaj…

Unë nuk i përgjigjem dot çdo lloj diareje të ish-kryeministrit. Nuk kam as kohë. Por është fatale që degradimi ka arritur deri në këtë pikë. Unë i kam sfiduar që të ngrejnë një komision hetimor për të parë se çfarë ka bërë Policia në këtë kohë. Unë jam aty dhe angazhohem.

Jam shumë i sigurt se edhe prokurori i përgjithshëm do të angazhohet. T’i hyjë verifikimit me një komision hetimor. Unë di t’ju them që Policia ka bërë detyrën një më një. Këto aludimet që thotë Saliu, i merrni ju dhe mi ktheni në pyetje mua, apo të tjerëve vetëm pse e thotë Saliu, unë nuk ia kam terezinë t’i përgjigjem. Unë vazhdoj të jem i hapur për komisionin hetimor.

Do jem që ditën e parë në këtë komision. Do i vëmë në dispozicion, çdo dokument, çdo tabulat, çdo kamera. Një minikusht i dytë, që për këto që thotë të kërkojë edhe ndjese. Pyetja mbetet, pse nuk e pranon opozita ngritjen e një komisioni hetimor? Me pretendimin se po e heton prokuroria.

Kjo është një histori që duhet të marrë fund një herë e mirë. Unë nuk e imagjinoj dot të kem një standard moral me Sali Berishën. As merrem dhe as dua të merrem. I ftoj për ngritjen e një komisioni hetimor dhe nuk e kuptoj pse nuk e pranojnë. Nuk e di pse rrinë e merrem, jo gardiani dixhital, jo polici dixhital, jo komisariati dixhital…

Next Post

Bashkëshortja e Renit të tallavasë i kërkoi pension kryeministrit, ja përgjigjia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

October 19, 2026
Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com