• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Nuk mund të bësh as pazar dhe as të votosh qorrazi për partitë

by A R
17/06/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me banorët e njësisë 2, kryetari i PS-së së Tiranës premtoi se PS-ja në një mandat të dytë qeverisës e vetme do të zgjidhë gjithë problematikën me pronat, legalizimet e hipotekat.

Saimir Tahiri deklaroi se vota merr vlerë vetëm nëse ajo shkon për socialistët.

“Nëqoftëse ka një parti dhe një qeveri që mund të mbyllë në katër vitet e ardhshme çdo histori me pronat, me titujt e pronësisë, me certifikatat e pronësisë, me hipotekat, me legalizimet  është vetëm qeveria e Partisë Socialiste. E nëqoftëse kjo familja që kërkon legalizimin që s’e ka marrë prej shumë vitesh është mësuar të votojë historikisht Partinë Demokratike shpjegojani që vota për PD-në nuk të vlen më për asgjë.

Është investim me vlerë zero. Sot nuk na duhet më të votojmë për “flamujt” e partive. Sot nuk duhet më të votosh me tifozllik. Sot nuk i duhet më njeriu të shkojë qorrazi mbas një partie apo një tjetre. Sot shqiptarët duhet të votojnë për hallet e tyre, për ata që do punojnë t’i zgjidhin këto halle. Sot duhet të votojnë shqiptari për shqiptarin dhe të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ky është basti ynë në datën 25”, tha Tahiri.

Tahiri ftoi çdo zgjedhës të mos e shesë votën në 25 Qershor, për të shmangur një pazar 4-vjeçar, që sipas tij, do të pasojë më tej.

“Në datë 25 shfrytëzoje mundësinë që atë ditë të votosh për atë që do punojë për ty, jo për ata që do punojnë për vete. Në datë 25 shpjegoja njerëzve dhe shfrytëzo çdo ditë nga sot deri në datë 25 për të bindur këdo.

Se nëqoftëse je familja që kërkon legalizimin na ndihmo më shumë, na beso më shumë ne, voto Partinë Socialiste që të bëjë më shumë legalizime. Nëqoftëse të duhet hipoteka e shtëpisë, nëqoftëse të duhet rruga para derës së shtëpisë, nëqoftëse do një të ardhme më të mirë për fëmijën, nëqoftëse do punë sipas meritës, nëqoftëse do ekonomi më të fortë për familjen tënde, nëqoftëse do mirëqenie, nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe nuk mund të bësh as pazar dhe as të votosh qorrazi.

Në datë 25 ka vetëm një alternativë. Ndaj miqtë e mi shkoni bindni këdo njihni. Flisni me këdo njihni. Kapini përdore dhe më datë 25 të shkojmë të gjithë bashkë te kutia e votimit, sepse më datë 25 ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, nënvizoi kryesocialisti i Tiranës.

Next Post
Stërvitje të mëdha të ushtrisë amerikane në Bondsteel

Stërvitje të mëdha të ushtrisë amerikane në Bondsteel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In