• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri: Nuk di ku është Balili, por do të kapet. Shullazin s’e njoh, Basha tregon përralla

by Java News
19/05/2016 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Opinion për të folur mbi zhvillimet e fundit që shqetësojnë rendin në vend, Ministri Saimir Tahiri është përgjigjur fillimisht në lidhje me atë që ka qenë kryetemë e ditës, kërcënimin që kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi i ka bërë nëpërmjet një mesazhi telefonik deputetit Ben Blushi

Fevziu: A ishte një mesazh kërcënues dhe a është normale që një bashkiak të kërcënojë një deputet të parlamentit?

Tahiri: Duhet të pyesni Blushin se cila është përmbajtja e kërcënimit. E kam kontaktuar vetë personalisht që përveç komunikimit në foltore t’u drejtohet edhe instancave përkatëse pasi është vepër penale. Në rast se ka një kërcënim nga çdo person duhet ndjekur në rrugë zyrtare.

Fevziu: Keni marrë masa për sigurinë e deputetit?

Tahiri: Unë nuk marr masa për çdo deputet që kërcënohet. Pavarësisht se e kam kontaktuar vetë. Ky është detyrim moral, personal, institucional. I kam kërkuar që përtej denoncimit publik, politik të shkojë në Prokurori.

Fevziu: A e keni marrë në pyetje Roshin për të dëshmuar në lidhje me mesazhin kërcënues që i ka dërguar  deputetit Blushi?

Tahiri:  Jo nuk është thirrur. Kam kontaktuar Blushin edhe personalisht i kam kërkuar që institucionalisht ta ndjekë këtë çështje. Këto kërcënime vijnë për shkak të temperaturave që janë në vend.

Ministri i është shmangur përgjigjes së pyetjes nëse i ka marrë leje apo jo Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me pajisjen e përgjimit që Ministria e Brendshme ka marrë nga Interforca Italiane

Tahiri: “Mbi bazën e një marrëveshje të vitit 2007 të firmosur nga Presidenti aktual Nishani, që në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, ka një marrëveshje me qeverinë italiane për të trajnuar policinë shqiptare

Fevziu: Është pajisje që kryen përgjime apo jo?

Unë nuk jam teknik. Unë nuk jam ekspert teknologjie

Fevziu: Është pajisje përgjimi apo jo?

Tahiri: Policia e Shtetit ka një sërë pajisje por nuk ka asnjë pajisje që t’i afrohet përgjimi. Policia italiane ka sjellë një aparaturë që nuk ka mundësi përgjimi.

Fevziu: Morët leje nga Prokurori i Përgjithshëm, edhe për të identifikuar numrin e atij personi që është në kërkim?

Tahiri: Unë jam shumë i qetë. Kjo pajisje as fizikisht….

Ministri i Brendshëm tha se për të nuk ka asnjë rëndësi se kush i bën hetime për ngjarje të caktuara, policia apo prokuroria.

“Për mua nuk ka rëndësi se kush i heton, nuk shtë problem. Është më mirë kur ka bashkëpunim midis institucioneve që luftojnë krimin”, tha Tahiri, duke iu kundërvënë zërave për ndarje midis policisë e prokurorisë, siç ka ndodhur në rastin e arrestimit të Shullazit.

Klemend Balili dhe përfshirja e tij në trafikun e ndërkombëtar të drogës, është një tjetër pikë e nxehtë e intervistës me Ministrin Tahiri. I pyetur nëse e njeh personalisht Klemend Balilin, Tahiri është përgjigjur se se kam njohur asnjëherë. “Po ta kisha njohur do ishte më mirë se SHQUP-i do të thoshte se u arrestua ortaku i Saimir Tahirit, ndërsa unë do ti thosha bravo policisë

Fevziu: A figuronte ky person me precedentë penalë në Sarandë?

Tahiri: Pse duhet ta di unë?

Fevziu: Sepse ishte një drejtor i rëndësishëm në Sarandë…

Fevziu: A dini gjë ku është Klemend Balili?

Tahiri: Unë nuk jam punonjës policie

Fevziu: Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda apo Policia?

Unë di që policia ka nisur që në muajin mars një procedim penal….

Ministri tha se pavarësisht fshehjes, Balili do të kapet, pasi nuk ka se ku të shkojë. Tahiri gjithashtu hodhi poshtë fjalët se policia ka refuzuar të zbatojë urdhërin e prokurorisë për të arrestuar Shullazin.

“Nuk ndodh kurrë që policia të refuzojë një urdhër të prokurorisë”.

I pyetur nëse e njeh Shullazin personalisht, Tahiri mohoi kategorikisht të ketë njohje me të.

“Nuk e njoh Shullazin dhe policia ka bërë detyrën, duke e arrestuar”.

 Për akuzat e Lulzim Bashës, Tahiri tha që “këto nuk janë akuza, por përralla të një njeriu që s’ka bërë kurrë asgjë”.

Next Post

Qeveria rajonale spanjolle ndalon vrasjen e demave në festivale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Lugët e florinjta të resorteve luksoze

June 9, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

June 9, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

June 9, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

June 9, 2026
Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In