• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Një eksperiencë si ajo e Ilir Metës nuk do doja kurrë ta kisha me partinë familjare

by Java News
13/06/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PS-së së Tiranës iu përgjigj në distancë akuzave të Ilir Metës, gjatë një takimi me banorë të Unazës së Re. Saimir Tahiri ishte i drejtpërdrejtë kur tha se socialistët ia dhanë mundësinë LSI-së në këtë mandat qeverisës të kthehej në një parti që mendon për problemet e njerëzve, por kjo nuk ndodhi.

“Më tha se kam qenë pa eksperiencë kur kam marrë detyrën e ministrit. Sigurisht ai është mendimi i tij dhe unë nuk dua të merrem me këtë.

Por sigurisht, një eksperiencë si ajo e Ilir Metës nuk doja kurrë ta kisha. Unë besoj që i kemi dhënë LSI-së në 4 vjet hapësirën e nevojshme për të treguar që mund të bënte ndryshe. I kemi dhënë mundësinë që të tregonte se mund, realisht të kthehet, në një parti normale që ka hallin e njerëzve, jo hallin e familjes.

I kemi dhënë mundësinë LSI-së që të vërtetonte përballë njerëzve dhe përballë kujtdo se mund të kthehet në një parti që ka merakun që ky vend të bëhet më i mirë, të ketë më pak korrupsion, të ketë ekonomi më të fortë, të ketë punësim për të gjithë, jo vetëm për ata që marrin teserën e partisë. E fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe kjo është arsyeja pse ne shkojmë vetëm në zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duam të fitojmë me partiçka”, u shpreh Saimir Tahiri.

Kreu i socialistëve të Tiranës, duke ftuar çdo zgjedhës të mos votojë me tifozllëk, theksoi se kjo është arsyeja pse në datë 25 Qershor, PS-ja është e vetmja alternativë, për të qeverisur bashkë me qytetarët.

Saimir Tahiri shtoi se ka një ndarje të qartë mes partive në garën elektorale.

“Unë e di që shumë prej jush thonë, ‘dakord këto i kemi dëgjuar dhe herë të tjera, çdo politikan këto histori thotë’. E di që në televizor pak a shumë të gjithë duken njëlloj. Fitorja e atyre që kanë bërë çorap këtë vend për 25 vite me radhë është fiks kjo.

Në momentin kur ne dukemi të gjithë njëlloj, ata që s’kanë bërë një punë në këtë vend kanë fituar. Në momentin kur ne dukemi njëlloj për sytë e një qytetari, ata që e kanë vjedhur këtë vend kanë fituar. Në momentin që ne dukemi njëlloj dhe qytetar normal mendon se, ‘nuk ka problem se këta të gjithë njëlloj janë’, ata që nuk janë ndëshkuar kurrë për gjithçka kanë bërë në këtë vend, kanë vjedhur e kanë vrarë, kanë fituar.

Ne nuk jemi njëlloj miqtë e mi. Ne nuk jemi njëlloj. Nuk janë njëlloj ata që punojnë me ata që nuk punojnë. Nuk janë njëlloj ata që mendojnë të bëjnë diçka për vendin, për qytetarët, me ata që punojnë vetëm për familjet e tyre. Nuk mund të jetë njëlloj Luli me Saliun që kanë hallin të legalizojnë shtëpinë a partinë e vetë, me ne që mendojmë të legalizojmë çdo shtëpi e çdo pallat e t’i japim certifikatën e pronësisë çdo njeriu që ka një të drejtë të ketë pronën.

Nuk mund të jetë njëlloj ai që ka merakun të fusë djalin apo vajzën në punë, ne që punojmë që të hapim vende pune, me ata që kanë merakun që të jenë në punë vetë, dhe puna e atyre është gjithmonë kalaqafë popullit”, nënvizoi ish-ministri.

Next Post
Arrestohet ‘bosi’ i kokainës që furnizonte lagjet e Tiranës (EMRI)

Arrestohet 'bosi' i kokainës që furnizonte lagjet e Tiranës (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

February 16, 2026
Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In