• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri në gjyq: Edhe sikur të isha Saimir Habilaj s’do më dënonin, punoja edhe kur më vunë bombat në shtëpi

by Java News
19/09/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është shprehur se ka qenë me kryeministrin Edi Rama ditën që prokuroria e akuzon se ka folur me vëllezërit Habilaj.

Ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese.

“Unë kam punuar edhe kur më kanë vënë bombat. Kur unë takoja shefin e FBI, këta trafikonin drogë. Kur unë luftoja drogën këta më vinin bomba”, është shprehur Tahiri.

“Po më dënoni vetëm se i kam shitur makinën njërit prej vëllezërve Habilajt” – tha Tahiri – ndërkohë që ka hedhur edhe ‘thumba’ ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, edhe pse nuk ja përmendi emrin.

“Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën”, tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Dhe sikur të isha Saimir Habilaj s’do më dënonit për vëllezërit”, tha Tahiri.

Ne fund, duke pretenduar pafajesi, ai ka deklaruar: Për ju kjo është vetëm një cështje, për prokurorët është vetëm një cështje, për gazetarët është vetëm një cështje, për mua kjo ështe jeta ime. Vendimi në fund është në duar tuaja, por nëse në ato fashikuj ka vetëm një provë që më lidh mua me trafikun e narkotikëve, unë shkojë vetë në burg. I them këtyre faleminderit që më hapet sytë që paskam ndihmuar me veprimet e mia dhe shkojë në burg, por s’do gjeni.

Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi që çështja të pushohet, pasi sipas tij nuk ka vepër penale.

I gjithë procesi është ndjekur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe sot në sallën e gjyqit. Madje, seanca e sotme ka ngjallur edhe interesin e medieve të huaja, të cilat kanë ndjekur këtë proces. Ndërkohë, të pranishme në seancën e sotme kanë qenë edhe dy zonja nga ambasadat, të cilat kanë qenë të ulura në fund të sallës dhe kanë monitoruar gjatë gjithë kohës.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Arabia Saudite nxjerr provat e pamohueshme që Teherani është fajtor për sulmin: Do hakmerremi

FOTO/ Arabia Saudite nxjerr provat e pamohueshme që Teherani është fajtor për sulmin: Do hakmerremi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In