• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri në Gjirokastër: Bashkëpunim me qytetarët për sigurinë

by A R
17/01/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, gjatë përurimit të Zyrës së Shërbimeve Qytetare dhe të “Njësisë Shqiponja” në Gjirokastër , u shpreh se qarku i Gjirokastrës është shembullor sa i përket bashkëpunimit të policisë me qytetarët dhe fakton më së miri rilindjen e Policisë së Shtetit.

“Zyra e Shërbimeve është shumë e rëndësishme për ne, sepse shton mundësinë për t’u shërbyer qytetarëve. Deri dje ishte shumë e vështirë, në mos e pamundur, t’u shërbeje qytetarëve në Policinë e Shtetit. 22 Zyrat e Shërbimit në të gjitha drejtoritë e qarqeve në mbarë Shqipërinë vetëm vjet kanë dhënë mbi 350 mijë shërbime. Sepse ne mendojmë se besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit duhet të kalojë pa asnjë dyshim, nga shërbimet”, tha Tahiri.

Sipas ministrit, është kjo arsyeja pse u shërbehet qytetarëve me transparencë, pa korrupsion dhe mbi të gjitha me shërbim në kohë. “Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar besim. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar integritet në Policinë e Shtetit. Kjo është mënyra e vetme për t’i shërbyer qytetarëve. Kjo është mënyra e vetme për t’u bërë bashkë për të ndërtuar lagje, qytete dhe komunitete më të sigurta”, vijoi Tahiri.

Ministri Tahiri tha se Gjirokastra është shembull i mirë i bashkëpunimit të qytetarëve me policinë. “Këtu në Gjirokastër dhe në të gjithë qarkun e Gjirokastrës ‘Zyrat e Shërbimit ndaj Qytetarëve’ japin shërbim për qytetarët duke theksuar mbi të gjitha standardin dhe cilësinë e shërbimeve që jep Policia, për qytetarët nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër, është ndër qarqet më shembullorë përsa i përket bashkëpunimit që ka Policia me komunitetin, në ofrimin e më shumë standardeve të sigurisë, në raport me publikun, me qytetarët, me komunitetin vendor e kështu me radhë”, tha Tahiri.

“Ne besojmë shumë që duke u bërë bashkë me qytetarët mund të kemi më shumë siguri për lagjet, qytetet dhe komunitet tona. Ne besojmë shumë që përkundër rrënimit të deri djeshëm të Policisë, kjo e fundit sot ka rilindur duke bashkëpunuar më mirë me qytetarët dhe duke i dhënë më shumë shërbim dhe duke ofruar më shumë siguri. Gjirokastra është një ndër qarqet që dëshmon më së miri këtë. Ashtu si ne besojmë që duhet të përmirësojmë akoma më shumë punën tonë. Ka ende shumë punë për të bërë. Ka ende më shumë hapësirë për të bashkëpunuar akoma më mirë me qytetarët. Ka ende mundësi për të punuar më mirë. Por ne jemi këtu për të justifikuar besimin që na kanë dhënë qytetarët, nëpërmjet punës, nëpërmjet gjithçkaje që mund të bëjmë, për të pasur një Polici më të mirë që shërben më mirë dhe që ofron më shumë siguri për qytetarët”, tha Tahiri./ b.d

Next Post
Kryemadhi në Gjirokastër: Vendit i duhet një parti e vërtetë e majtë si LSI

ZGJEDHJET 2017/ Kryemadhi ikën nga Lezha në Elbasan, do të sfidojë PS dhe PDIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com