• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tahiri” mund t’i fuste në krizë, të gjitha palët

by Mero Baze
24/10/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I gjendur mes presionit ndërkombëtar dhe luftës së pistë politike brenda vendit, Edi Rama zgjodhi t’i heqë Saimir Tahirit pushtetin politik, dhe ta mbrojë atë nga goditja politike e arrestimit, deri në fund të hetimit.

Fjalimi brilant i Edi Ramës, dhe argumentimi politik dhe emocional i këtij vendimi, natyrisht janë një biografi e re në ballafaqimin e drejtësisë me politikën në Shqipëri. Ai po përdor një të drejtë kushtetuese, për të shmangur përdorimn politik të procesit, ndërsa më 21 janar 2011, Sali Berisha ka shkelur Kushtetutën, duke mos i dorëzuar policisë gjashtë të akuzuarit për vrasje, të cilët nuk kishin imunitet. Ai nuk bënte betejë me Prokurorinë, por thjesht policia nuk i bindej urdhërit të Prokurorisë.  Ndryshimi është thelbësor, pasi nuk ka të bëjë me vullentin politik, por me shkeljen ose jo të Kushtetutës.

Më parë se 21 janari, Lulzim Basha ka përdorur afatet kohore për të mbyllur gjyqin ndaj tij, ndërsa Fatmir Mediu ka përdorur rimarrjen e imunitetit si deputet.

Rasti i Saimir Tahirit, është i ngjashëm me rastin e Genc Rulit dhe Rexhep Ukës në vitin 1995, kur parlamenti i mbrojti për të mos u dënuar me burg, në një aferë që po ashtu vinte më shumë erë politike, se sa korrupsion.

Politikisht, jam i bindur se Tahiri nëse do të zgjidhte mes zhveshjes nga funksionet politike dhe partiake, apo burgosjes politike të tij, do të zgjidhte të dytën. Një politikan që ndjehet i sigurtë, e ka më të lehtë të përballet me burgun dhe ta fitojë betejën, se sa të ndërpresë karrierën politike për t’i shpëtuar një burgosje të padrejtë.

Në këtë pike, vendimi i Edi Ramës është më i keqi i mundshëm kundër Saimir Tahirit, pasi duket sikur i siguron qetësinë familjes së tij dhe vet Tahirit nga një goditje e padrejtë politike, por nga ana tjetër e zhvesh atë nga çdo përgjegjësi politike dhe parlamentare në emër të Partisë Socialiste.

Por nga ana tjetër, ky vendim do të debatohet gjatë dhe do të ridalë në skenë disa herë në historinë e Shqipërisë, pasi prej sot ka nisur procesi i Vetingut, dhe Saimir Tahiri nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit parlamentar apo zyrtar i lartë, që mund të rrezikohet me përballjen e ndëshkimit dhe përdorimin politik.

Përballë këtij rreziku do të gjenden prokurorë, gjykatës, politikanë dhe zyrtarë të lartë, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe tani  e tutje do të kujtojmë gjithnjë këtë precedent.

Saimir Tahiri do t’i shërbejë më shumë opozitës si i mbrojtur politikisht nga burgosja, se sa nëse do t’i dorëzohej qelisë së burgut si i ndëshkuar politik. Nëse Tahiri duhet të shkonte në burg, siç unë mendoj se vetë Tahiri do të zgjidhte mes dy opsioneve që ka pasur Edi Rama, opozita duhet të ishte më e frikësuar, pasi e njëjta gjë mund të ndodhë shpesh në të ardhmen, në një vend ku politikën nga drejtësia, e ke të vështrë t’i ndash me thikë. Tahiri kishte shansin t’i fuste të gjithë në krizë, opozitën duke e lënë pa argumente dhe pa mbrojtje pas disa muajsh, Edi Ramën duke e vënë në pozitë të vështirë brenda partisë para mbështetësve të tij, dhe ata që kanë fabrikuar dosjen. Por ai nuk i mori vetë vendimet në këtë histori dhe kur të tjerët vendosin për ty, natyrisht ka një kosto.

Kështu që sot, opozita duhet të zgjedhë nëse po vajton fatin e saj apo vajton fatin e Saimirit. Ai do të jetë një njeri i lirë, por i vdekur politikisht, siç nuk do të dëshironte. Burgosja politike atë natyrisht do ta heroizonte dhe do ta forconte politikisht, kur pas disa kohësh të merrte lirinë. Por nuk jam i sigurtë se opozita do të ishte e lumtur për këtë. Opozita është  e lumtur që Edi Rama u ka dhënë shkak të flasin, por nuk u ka dhënë shkak të frikësohen. Ndaj dhe nuk pushojnë.

Next Post
Ky është goli më i bukur i vitit

Ky është goli më i bukur i vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In