• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Mos u lodhni me gjeagjëza, për PS ka më shumë rëndësi koalicioni me shqiptarët

by A R
21/03/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës, i ka konsideruar kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve si një lojë e atyre që në të vërtetë duan pushtetin dhe jo Shqipërinë.

Këtë deklaratë Tahiri e bëri gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kombinat.

“Po e kthejnë demokracinë kokë poshtë. Ca thonë qeveri teknike. Zgjedhjet bëhen për të drejtuar qeverinë. Këta duan qeverinë pastaj të bëjnë zgjedhjet. Ata që deri dje ishin në pushtet, sot janë në çadër. Dëgjojini ç’po thonë: Nuk dalim nga çadra përveçse po të na jepni qeverinë. Se Shqipërinë e kanë trajtuar si plaçkë dje, e kështu e kërkojnë si plaçkë sot. Po shpikin kriza, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve. Si mund të shtyhet dita e zgjedhjeve në emër të demokracisë? Vetëm këtu dëgjon se demokraci qenka të mos marrësh pjesë në zgjedhje, e jo e kundërta. Këto janë lojëra të atyre që duan pushtetin, jo qytetarët e as Shqipërinë’’ – tha kreu i PS të Tiranës.

Kreu i PS Tiranë i ka dhënë përgjigje indirekte edhe pyetjes se nëse PS-LSI do të jenë sërish në koalicion parazgjedhor. Tahiri e ka cilësuar këtë si një gjeagjëzë që të lodhe ndërsa tha se PS koalicionin më të rëndësishëm e ka me shqiptarët.

“Shqipëria nuk është peng e as do jetë peng i atyre që dje ishin në pushtet për hesapet e tyre e nesër duan përsëri pushtet për hesapet e tyre. Nëse politika e madhe të është neveritur, të duket si luftë apo si cirk, zgjidhe në 18 qershor te kutia e votimit. Bëhu bashkë me të gjithë ata që iu ka ardhur në majë të hundës nga 25 vjet me politikanë e politikë që dinë vetëm të majmen, të flasin por jo të punojnë. Bëhu bashkë me ata që politika e 25 viteve i ka braktisur, i ka lënë të dobët. Mos u lodhni me gjëagjëza, koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo derë, me çdo njeri, burra, gra, të rinj e të reja. Koalicioni ynë është me shqiptarët për Shqipërinë që duam. Me ata që duan shtet, drejtësi’’ – theksoi ndër të tjera Tahiri. /b.d

Next Post
“Shko te zona e shqiptarëve, shesin pistoleta…” Përgjimet që fundosën “Camorra-n”

"Shko te zona e shqiptarëve, shesin pistoleta..." Përgjimet që fundosën "Camorra-n"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com