Një aktivitet kushtuar “Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar rolin e femrës në Polici duke përcjellë dhe mesazhe mbi kundërshtarin më të madh aktual të Policisë. Sipas Report TV, Tahiri tha se sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas interesave është armiku më i madh aktual. Ndërsa zgjidhja mbetet reforma në drejtësi.
“Armiku i policisë është sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas muskujve, mikut, pushtetarit e jo sipas ligjit. Zgjidhja më e madhe është reforma në drejtësi. Fronti i së keqes nuk e do policinë më të mirë, më të drejtë. Ju jeni gra e vajza, shumica ka fëmijë dhe i edukoni fëmijët me sensin e mirë pas vetes. Shumica juaj jeni mësuar dhe jeni rritur të tilla, dhe kjo është puna juaj e përditshme. Kemi ende një gjera pa bërë, është reforma në drejtësi. Shoqëria mund të jetë më e drejtë me reformën në Drejtësi” – tha sot Tahiri. /b.d