Nga Kuçova, ku zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftoi ata të bëhen pjesë e nismës “Shqipëria pa armë”.
Tahiri u shpreh ndër të tjera se, duke qenë të bashkuar, me kontributin e kujtdo që ka mundësi të ndihmojë, duhet shkuar derë më derë dhe të binden qytetarët që zotërojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato.
Edhe nxënësit kanë shfaqur interes për nismën në fjalë, që u propozua disa javë më parë nga Ministria e Brendshme, dikaster i drejtuar nga Saimir Tahiri.
Gjatë bashkëbisedimit, Tahiri iu përgjigj pyetjeve të nxënësve, ndër të cilat pati edhe nga ato për Reformën në Drejtësi, si dhe për ngjarjet e “21 Janarit”, për të cilat tha se “mënyra më e mirë e reagimit ishte të bënim gjithçka ishte e mundur që ajo të mos ndodhte në vazhdim, e mbi të gjitha të mos përsëritej kurrë” – tha Tahiri./tch/b.d