• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tahiri”/ Mbrojtja kërkon kohë, Ruçi shtyn për nesër mbledhjen e Këshillit të Mandateve

by A R
20/10/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të vendosë nesër lidhur me kërkesën e Prokurorisë e cila këron autorizim për arrestimin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i përmendet emri në përgjimet për grupin Habilaj.

Pas paraqitjes së provave në seancën me dyer të mbyllura nga ana e Prokurorisë, avokati mbrojtës i Tahirit ka kërkuar 3 ditë kohë për t’u përgatitur pasi janë njohur me materiale të reja.

Teksa përfaqësuesit e PD kërkuan të mos merret parasysh kjo kërkesë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e pranoi pjesërisht kërkesën duke i dhënë kohë mbrojtjes deri nesër në orën 10.00 kur njoftoi mbledhjen e radhës.

“Jemi kundër. Jemi 5 me 5 dhe nuk pranojmë që të shtyhet. Duam të rrimë këtu deri në mesnatë deri sa të mbarojmë”, tha Alibeaj.

Ndërkohë Ruçi deklaroi se është kryetari ai që vendos se kur thërriett mbledhja.

“Se kur fillon dhe mbaron e përcakton kryetari i komisionit. Në të gjitha rastet nuk është mbyllur me një mbledhje këshilli, ka qenë një rast, rasti kur deputeti ishte i ndaluar. Në të tjerat jo, me Bashën ka zgjatur 60 ditë këshilli i rregullores. Ne nuk kemi pse ta zvarrisim. Këshillit i duhet kohë për seancën javën e ardhshme. Ditën e hënë jo, por nesër në orën 10:00”, tha Ruçi.

***

Pas zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura nga Këshilli i Mandateve, ku prokuroria paraqiti provat sekrete, ka rinisur seanca me dyer të mbyllura ku shqyrtohet kërkesa e organit të akuzës që kërkon autorizim për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Në fillim të seancës, avokati mbrojtës i Tahirit, kërkoi edhe 3 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e mbrojtjes pasi sipas tij u njohën me materiale të reja nga prokuroria që nuk janë pjesë e relacionit të parqitur më herët.

“Është shumë e rëndësishme ti kërkojmë Këshillit, që për shkak të pamundesisë reale që kemi pasur për tu përgatitur në një mbrojtje sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme, kjo edhe për shkak se organi i Prokurorisë veç pretendimeve në kërkesë, sot ngriti pretendime shtesë dhe duhet t’i integrojmë në mbrojtje që do i shërbejë jo vetëm këtij paneli por edhe procesit në funksion të dhënies së drejtësisë. Një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Jemi gati të paraqisim mbrojtjen tonë të shkruar dhe argumentuar”, tha avokati i Tahirit.

Ndërkohë deputeti i PD Alibeaj deklaroi se kjo është taktikë për të shtyrë procedurën.

“Të jetë taktikë vallë për ta shtyrë? Nuk do ta besoja. Nëse doni ta shtyni kjo nuk ju bën nder juve, klientit, sentencës suaj të madhe, që kërkuat të vërtetëtn, provat…ja pra. Zoti kryetar juve u betuat që ia keni bërë me dije zotit Tahiri dhe avokatit që kur erdhi kërkesa e prokurorisë. O ju keni shkelur procedurën o zotërionjtë duan të abuzojnë. Sot ne nuk po vendosim të hedhim prangat dikujt. Ne sot po vendosim për ti dhënë udhë kërkesës që organi i prokurorisë do të cojë përpara. Ëhstë kjo thelbi madje i Reformës në Drejtësi. Madje ky ëhstë momenti për të treguar atë të pandëshkueshmërisë”, deklaroi Alibeaj.

Për deputetin e PS Bled Çuçi kërkesa e mbrojtjes është në përputhje me procedurat. Sipas tij, mbrojtjes duhet t’i jepet koha për tu përgatitur. Ai madje e ka cilësuar këtë histori farsë të prokurorisë.

“Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve”, tha Çuçi.

Debatet:

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari: Është me rëndësi që të kërkojmë që për shkak të pamundësisë reale që ne si mbrojtje kemi pasur për t’u përgatitur sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme. Pasi prokuroria ngritur edhe pretendime shtesë dhe duhet t’i integrojmë në një mbrojtje në funksion të procesit të rregullt. Duam një afat të arsyeshëm për mbrojtje për një afat prej 3 ditësh, deri ditën e hënë. 

PD, Alibeaj: Kjo është alibi banale për të shtyrë. Materiale është i njëjtë. Relacioni është i palëvizshëm, nuk jemi në befasi procedurale. Duhet të vazhdojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kemi dhënë kohë për prishjen e provave.

PS, Çuçi: Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve. Këtu kemi të bëjmë me një farsë, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin, duhet të dëgjojmë personin që ka akuzuar prokuroria. Jam dakord dhe është në nder të këtij këshilli që t’i lëmë afat mbrojtjes që të shprehet para këtij këshillit. Per imunitetin e Bashes u la dy muaj kohe, u lane gjashte seanca.

PD, Strazimiri: Deputeti ka të drejtë për mbrojtjen, këtu nuk jemi në gjykatë. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Mbrojtje jo, por keni parasysh nëse dilni me këtë përgjegjshmëri. Nuk parashikohet në rregullore, do i japim rrugë drejtësisë?  

PD, Strazimiri: Deputeti ka të drejtë për mbrojtjen, këtu nuk jemi në gjykatë. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Mbrojtje jo, por keni parasysh nëse dilni me këtë përgjegjshmëri. Nuk parashikohet në rregullore, do i japim rrugë drejtësisë? 

PD, Halimi: Në 2007 Basha ka kërkuar vetë që t’i hiqet imuniteti. Ka ardhur vetë këtu dhe ka kërkuar t’i hiqet imuniteti dhe prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës. Ai në 2007 nuk akuzohej për trafik droge, kërkohej arrest. Kjo është situata nga e më e para. Për opozitën, nuk e kaloni këtë prang, pasi jemi 5 me 5.  Provat janë të mjaftueshme për të krijuar dyshimin për pranimin e kërkesës. Provat e sjella janë të mjaftueshme dhe të vazhdojmë që sot të marrim vendim për t’ia dërguar seancës. Në seancë keni kohë për të bërë mbrojtje dhe për t’i mbushur mendjen deputetëve.

LSI, Naço: Këshilli ka bërë dy kërkesa për arrestimin dhe kontrollin e banesës. Ti pyesim këta zotërinjtë nëse shtyrja dëmton hetimin?

Gramoz Ruci: Jo nuk e lejoj një gjë të tillë…

Debat Alibeaj-Ruci
Ruci: Nuk mund të vijë një organ tjetër dhe të thotë bëjeni sot, nëse ka argumente për ta ndaluar dhe ka kusht për të ndaluar Tahirin e ka këtë atribut dhe e kishte ndaluar dhe ne rregullorja na detyron që brenda 4 ditëve duhet të shprehen. Në rastin konkret prokuroria kërkon ndalimin e deputetit dhe sipas kësaj rregullorje ky këshilli ka në dispozicion 4 javë, sipas neneve. Pasi mbarojmë ne si Këshilli ne jemi të detyruar e vendos në seancën e parë pikë të parë. 

***

Këshilli Kuvendor i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit pritet të vendosë sot nëse do japë autorizimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Përgjitshme e cila kërkon arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri të cilin e akuzon për bashkëpunim me grupin Habilaj.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan debate pas paraqitjes së kërkesës nga ana e ëprfaqësuesve të prokurorisë ku edhe Tahiri, replikoi me prokurorët lidhur me ato që nga organi i akuzës cilësohen si prova.

Pas zhvillimit të seancës me dyer të hapura për mediat, Këshilli zhvilloi një pushim për tu rimbledhur për të shqyrtuar disa prova shtesë që kanë informacione konfidenciale.

Pas shqyrtimit të këtyre materialve, pritet që deputetët anëtarë të Këshillit të marrin një vendimn lidhur me fatin e ish-minsitrit./a.m.

Next Post
Bushati përshëndet lirimin e Haradinajt: Mirë se të vish në Atdhe

Bushati me pakicat: Përfaqësim më i drejtë me ligjin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

January 1, 2026
Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com