• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri – Llalla, dueli i Reformës

by Java News
27/01/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Të pakta ishin kanalet mediatike që e raportuan një debat në distancë, por brenda të njëjtës sallë, midis ministrit të Brendshëm dhe Kryeprokurorit të Republikës. Në fakt, përplasje të tilla me ndjeshmëri shoqërore, ia ulin dozat e argëtimit cirkut politik të përditshëm që personat publikë ofrojnë.

Në tryezën e së mërkurës, Adriatik Llalla në vend sesa t’i shtonte diçka atyre që deklaroi me telefon nga Kroacia, zgjodhi të merrej me lëvizjet në kupolën e Policisë Gjyqësore. Këto pretendime dhe fjalë të tjera të tij ishin as më pak dhe as më shumë një përpjekje për të fajësuar të dytë apo të tretë mbi nivelin e korrupsionit, por edhe si manovër për të zhvendosur debatin politik se ç’mendon vetë Kryeprokurori për mandatin e tij (?)

Kësaj pyetje prokurori i parë i vendit nuk mund t’i përgjigjet për aq kohë sa do të dukej shumë egoiste dhe për aq kohë sa parti kryesore politike e bëjnë zellshëm avokatin, por një qëndrim i tillë i mundshëm dhe i prerë duke iu dorëzuar hapur Reformës nuk do t’i bënte keq fazës parapërgatitore që dita-ditës po ushtron trysni dhe po ngjall kureshtje se kush dhe si do të bjerë çdo tjegull e çatisë. Aq më tepër që diplomati më i lartë në vend po e thotë shqip dhe dita-ditës se reformën e ka ‘pikë të dobët’ Uashingtoni.

Në fakt, përballë pretendimeve të ministrit Tahiri se Prokuroria duhet të zbardhë vrasje që duken bindshëm të karakterit politik, Prokurori ka detyrime të tjera para publikut që nisin që prej kohës kur ai drejtonte ILDKP dhe kur mbipasurimi tej normave i politikanëve kalohej thjeshtë duke paguar një gjobë qesharake në krahasim më çfarë dispononin.

Unë nuk e di sesi dhe sa do të zgjasin hetimet e 21 Janarit që lindën të vdekura qysh prej fillimit, por mos vallë çështjes ‘Fullani’ i lëvizën policët gjyqësorë dhe ndaj Prokuroria nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë? Rekursi, për ata që s’e dinë, është procedurë juridike që bëhet edhe pa policë. Por siç duket, ai burri të ‘Rruga e Elbasanit’ duhet të mësojë edhe dialektet e shqipes…

Next Post

Vrasja e Drishtit, fisi i viktimave nuk do të marrë hak te familja e vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In