• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: KLD tregoi fytyrën e vërtetë, gjyqtari Aliaj u caktua qëllimisht pa short

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaron se policia nuk duhet të tundet nga presioni që i bëhet nga politika dhe drejtësia.

“I bëj thirrje çdo polici të bëjë punën me kurajo, pa asnjë presion nga ata që janë trimëruar sot, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre në prokurori e gjykata”, tha Tahiri.

“Çdo polic ka motivin të jetë krenar për punën që kemi bërë deri sot për ta bërë Shqipërinë më të sigurt e më të drejtë”.

Tahiri foli edhe për deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke thënë se KLD e tregoi më në fund fytyrën.

“Dua të përshëndes deklaratën e KLD, sipas meje një ndër deklaratat më të sinqerta të KLD në mbrojtje të gjyqtarit Aliaj. Sepse nuk besoj do kishte pasur mundësi që KLD të demaskohej në mënyrë kaq ekzemplare në mbrojtje të një gjyqtari që ka liruar vrasës, përdhunues. Përshëndes deklaratën e KLD për fytyrën e vërtetë që tregoi, duke mbrojtur një gjyqtar deri dje të shkarkuar për këtë dhe të emëruar prapë”, tha Tahiri.

 Tahiri i kërkoi kryetarit të gjykatës së Tiranës, të cilin e akuzoi për lidhje direkt me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të shpjegojë se si u caktua jashtë radhe e jashtë ligji gjyqtari Aliaj për çështjen e drejtorit të policisë, Haki Çako.

“Dua të bëj me dije fakte skandaloze që dëshmojnë se si funksionon sistemi i drejtësisë në këtë vend, se si preferencat politike kthehen në vendime dhe se si tërhiqen gjyqtarët me pinca, ku ka nevojë që vendimi politik të shkojë deri në fund, për të ndalur rrugën tonë për të çuar përpara reformën e drejtësisë.  Gjyqtari Arjan Alia  që dha vendimin ndaj drejtorit Haki Cako nuk ishte i gatshëm, gjyqtari i gatshëm duhet të ishte Adriatik Bocaj. Shorti në fakt për çudi është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër këtë çështje ishte gjyqtari Arjan Aliaj. Unë i drejtoj një pyetje KLDD, unionit të gjyqtarëve, sindikatave të gjyqtarëve, presidentit e kujtdo që mund të japë një përgjigje për këto pyetje, për cilën arsye jashtë ligjit,  jashtë shortit, u përzgjodh gjyqtari Aliaj për të dhënë vendimin për drejtorin Haki Cako? Për cilën arsye nuk u respektua ligji?”, tha ministri.

D.I.

Next Post

Rrëfimi i gjatë i De Biasit, nga dita e parë deri në vigjiljen europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

July 2, 2026
“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

July 2, 2026
Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

July 2, 2026
Çfarë ndodhi pak minuta para seancës? Urdhri i Berishës që largoi deputetët e PD-së nga Kuvendi

Çfarë ndodhi pak minuta para seancës? Urdhri i Berishës që largoi deputetët e PD-së nga Kuvendi

July 2, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

July 2, 2026
“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

July 2, 2026
Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

July 2, 2026
Këshilltari socialist i përgjigjet demokratëve: Berisha solli nga Amerika Rapush Xhaferrin dhe la pas kolaps kombëtar

Këshilltari socialist i përgjigjet demokratëve: Berisha solli nga Amerika Rapush Xhaferrin dhe la pas kolaps kombëtar

July 2, 2026
Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

Salianji “shpërthen” ndaj Berishës: Opozita duhet të përballet me Ramën, jo t’i shërbejë atij

July 2, 2026
Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In