Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se la pa shpërblim mësuesit për fundvitin. Madje selia blu shkon edhe më tej teksa akuzon se mësuesit po merren me detyrim në festat e organizuara.
Në një deklaratë për mediat deputeti i PDsë, Luçiano Boçi e ka quajtur skandaloze atë që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës!
Por akuzave ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili shkruan në rrjetet sociale: “Live me mesueset dhe mesuesit e Kamzes. Gezuar festat 🙂 Sigurisht, sipas SHQUPit, jo vetem jane mbledh me zor, por edhe po kercejne me zor….hahahah”./a.m.