Qeveria ka akorduar një fond prej 4.1 milionë eurosh nga buxheti i shtetit si dhe 1.9 mln euro nga Bashkimi Evropian për të vendosur forcat RENEA në një repart të posaçëm për to.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, inspektoi punimet, të cilat janë në fazën e mbylljes.
“Reparti i ri do jetë tërësisht i modernizuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore për të lejuar jetesën normale të trupave dhe stërvitjen e vazhdueshme, në mënyrë që përgatitja e RENEA-s të jetë gjithmonë në ritmin e standardin e duhur, njëlloj si homologët e kësaj trupe në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian”, tha Tahiri.