• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri i mbyll derën LSI: Aleatët e PS nuk duhet të jenë “partiçkat”

by A R
07/06/2017 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorë të Kasharit. Ai ka deklaruar se gjatë 25 viteve të fundit pushteti është kthyer në një tepsi nga partitë ose partiçkat, të cilat kanë blerë votat dhe më pas me to kanë qëndruar në pushtet për të rrjepur njerëzit. Për t’i dhënë fund kësaj theksoi Tahiri, është e domosdoshme që çdo votë të shkojë për Partinë Socialiste në datën 25 qershor.

‘’Ne e kishim shumë më kollaj të shkonim në këto zgjedhje me koalicion. Ne kemi dalë vetëm në këto zgjedhje. Po konkurrojmë vetëm në këto zgjedhje, sepse ne besojmë që në këto zgjedhje aleatët e Partisë Socialiste nuk duhet të jenë partitë apo partiçkat.

Aleatët e vetëm të Partisë Socialiste në këto zgjedhje duhet të jenë njerëzit, duhet të jeni ju. Ne duam të fitojmë bashkë me ju.

Ne duam të qeverisim nesër bashkë me ju, jo me partitë. Unë besoj që do ia dalim në qoftë se secili prej jush realisht e beson që duhet t’i japim fund një kapitulli 25-vjeçar në këtë vend.

Një kapitulli 25-vjeçar që njerëzit i ka mbajtur skllevër. Nuk ta bënin legalizimin kastile që nesër të të vidhnin votën.

Nuk të jepnin certifikatën e pronësisë kastile që nesër të të mbanin peng edhe të të thonin, “ma jep tani votën që të të japë legalizimin për shembull apo certifikatën e pronësisë.

Nuk të jepnin shërbim, nuk të shërbenin sepse donin të të rrëmbenin votën, të të mbanin skllav”, tha Tahiri.

Kreu i PS-së të Tiranës theksoi se disa nga reformat e ndërmarra nuk ndihen çdo ditë nga qytetarët dhe si i tillë është Vetting-u.

Sipas Tahirit, gjatë këtyre viteve qytetarët janë endur dyerve të gjykatave pa gjetur drejtësi duke bërë që shumë njerëz të mos i drejtohen fare për problemet e tyre.

“Reforma në drejtësi ka pasur shumë rezistencë nga partitë. Ka pasur shumë rezistencë nga ata që janë mësuar të korruptohen, të korruptojnë.

Reforma në drejtësi ka pasur shumë rezistencë nga që nuk e kanë dashur drejtësinë.

Reforma në drejtësi ka pasur rezistencë nga ata që kanë dashur të jenë të mbrojtur dhe të pandëshkueshëm, të paprekshëm; mund të bënin gjithçka dhe nuk i prekte as ligji dhe asgjë. Po ne ia dolëm që të miratojmë reformën në drejtësi dhe Vettingun.

Vettingun do ta ndjeni atëherë kur të shikoni sesi gjyqtarët e korruptuar do fillojnë të mbajnë radhë për të dalë para drejtësisë. Kur gjyqtarët e korruptuar do japin llogari para ligjit për atë që i kanë bërë popullit.

Kur gjyqtarët e korruptuar të mos guxojnë më t’ju rrëmbejnë toka, t’ju rrëmbejnë pasurinë, të çojnë e të lënë jashtë burgut përdhunues, vrasës e lloj – lloj njerëzish që i bien në qafë njerëzve të ndershëm në këtë vend’, shtoi Saimir Tahiri.

Next Post
Loja e rrezikshme “Balena Blu” mbërrin te shqiptarët, njoftoni policinë nëse ju bëjnë ftesë në facebook

Alarmi/ "Balena blu" mbërrin në Shqipëri, nxënësi pjesë e lojës vdekjeprurëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com