• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri me homologun francez: Hetim të përbashkët ndaj krimit të organizuar

by A R
28/02/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në një konferencë për shtyp me homologun e tij francez Bruno Le Roux se dy vendet janë të angazhuar për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Tahiri  tha se gjatë takimit është rënë dakord të ngrihen grupe bashkëpunimi në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.

“Informova homologun tim për hapat e mëdha të bëra nga policia në luftën ndaj krimit, duke sekuestruar miliona para si dhe për Vettingun si pjesë e qenësishme e luftës ndaj shkeljeve ligjore. Prandaj Reforma në Drejtësi është thelbësore për të pastruar sistemin e drejtësisë dhe për të vijuar më tej në dënimin sipas ligjit të shkelësve të ligjit”, tha Tahiri në fjalën e tij.

Duke folur për marrëdhëniet me qeverinë franceze, Tahiri i cilësoi ato si të shkëlqyera ndërsa shtoi se “jemi duke eksploruar çdo mundësi për të pasur rezultate  më të mirë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, sepse asgjë që ndodh në Shqipëri apo në Francë nuk është e izoluar për sa kohë kemi të njëjtat sfida dhe kërcënime”.

Gjithashtu, Tahiri e ka informuar homologun francez lidhur me sekuestrimin e aseteve kriminale.”Ndonëse 100 mln euro të sekuestruara në 3 vjet janë shumë më shumë krahasuar me të kaluarën, por janë edhe një nxitje për të bërë më shumë”

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux tha se vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit me dy vendeve, i cili do të forcohet në 28 mars ku dy kryeministrat do të nënshkruajnë në Paris një marrëveshje partneriteti.

“Vizita ime është në kuadër e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhënie të cilat më 28 mars do të forcohen akoma më tepër me nënshkrimin në Paris të dy kryeministrave tanë në kuadër të strategjisë dhe partneritetit. Sot ishim konkretë për pikat që do zgjerojmë këtë bashkëpunim veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Ne duam të forcojmë luftën kundër personave që shfrytëzojnë territorin për të vjedhur”, tha ai.

Ai shtoi se ky bashkëpunim ekziston por ne duam ta thellojmë sepse jemi të interesuar për çrrënjosjen e këtyre fenomeneve.

“Franca është një vend që pret dhe di të presë njerëzit, por ajo pret që të vijnë me kushte të rregullta. Mirë se vinë studentë, artisë shqiptarë e që duan të vizitojnë vendin tonë. Por ne kemi synim të intensifikojmë politikat kundër emigrimit të paligjshëm”, deklaroi ministri francez.

Dy ministrat vizituan edhe Sallën e Informacionit dhe Komandimit (112) në Drejtorinë e Policisë Tiranë. /b.d

Next Post
Anastasia e papërballueshme edhe para Kardashianit me asetet e saj

Anastasia e papërballueshme edhe para Kardashianit me asetet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In