Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, komentoi mbrëmjen e së enjtes se përmendi i emrit të tij është bërë qëllimisht. Ai la të nënkuptohet se mund të jetë edhe kurth.
“Me porosi politikanësh, kriminelë të caktuar kanë përdorur emra kastile për të lënë gjurmë në tabulate. Unë rezervoj të drejtën të përballem me cilindo që kërkon Prokuroria” – tha Saimir Tahiri.
“Po sikur të arrestohej çdo politikan që është përmendur nga politikanët? Ky nuk është fakt që unë jam i përfshirë. Për përfitimet monetare, këtë pres ta provojë prokuroria” – tha ish-ministri i Brendshëm. /b.d