• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri, e megjithatë një kurban i nevojshëm

by Ben Andoni
21/09/2019 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ish-ministri Sajmir Tahiri nuk ka bërë ndonjë Mea Culpa në konferencën e fundit për shtyp dhe për të ka bindje se edhe nuk ka pse ta bëjë. Më saktë nuk do ta bëjë as edhe njëherë. Kur e dëgjoje zyrtarin më të suksesshëm të shpurës socialiste, bindeshe se ndarja e tij me politikën ishte e madhe, por ndërkohë dhe gjuha e tij e koduar la të nënkuptojë se Tahiri di shumë gjëra, të cilat në kohë të nevojshme do t’i përdorë. Ose më saktë do t’i hedhë si shfajësim apo mbase dhe si ndjenjë mase. Kundër familjes së tij politike, me gjasa fillimisht por edhe me radhë. Kjo e provon fakti kur ai po artikulonte për fikjen e Radarëve, një aspekt që e implikonte direkt Ministren Kodheli; apo faktin e mungesës së moralit politik për ministrat me vëllezërit e dënuar, një aluzion i qartë për ish-ministrin Xhafa. Gjithsesi të gjitha këto nuk mjaftojnë, pasi ish-ministri që duket se shumë e duan të gjithë kurban për të futur kokën vetë si struci dhe të shpëtojnë, i duhet të mendojë për fatin e tij. Sajmir Tahiri është vetëm, pasi tani është realisht kurban. I braktisur. I mënjanuar. Sikur të mos ketë qenë asnjëherë.

Anipse, nga ky fakt, i gjithë faktori politik shqiptar, veço sidomos disa eksponentë të Opozitës, ka moralin më të pakët të kënaqet, pas katrahurës së Gërdecit dhe abuzimeve të rrugës së Kombit. Ndaj, politika është shprehur e kënaqur me prononcimet e dy Ambasadave, asaj Amerikane dhe atë Angleze që kanë artikular qartë pakënaqësinë direkte për vendimin, por edhe një lloj inkurajimi për Reformën nëpërmjet këtij vendimi të zbehtë, që nuk bindi por kënaqi shumë faktorë e që shtroi një udhë për gjërat që priten më pas. Është ky presion, pikërisht, që do të ndikojë edhe në vendimet e tjera të Gjykatave dhe që ish-Ministri e di mirë, koka e tij është e servirur për kurban.

Drejtësia në Shqipëri me vendimin e fundit ka vendosur një standard për të cilën nuk duhet të jenë të kënaqur shumë zyrtarë, atë të shpërdorimit të detyrës ose më saktë paeficencës së kryerjes së saj gjatë kohës në pushtet. Dhe, mbrojtja e Tahirit, me gjithë talentin e tij të lindur, shtuar me përshfaqjen e punës së pamohueshme dhe akoma edhe me mbrojtjen tepër profesionale, nuk ka mjaftuar. Reforma duket se do të marrë përsipër, në shembullin e tij, të dënojë shumë personazhe, paçka pamjaftueshmërisë së provave dhe kaosit të prokurorisë dhe pavendosmërisë së Gjykatave.

Në këtë hulli, duket se Socialistët janë më të kënaqur pasi po fillojnë të gëzojnë provat që u duhen politikisht të shpëtojnë mandatin e tyre por edhe t’i paraqesin para të huajve për Hapjen e Negociatave, ndërkohë që Opozita mund t’i kënaqet zbehtë luftës së madhe që bënë dhe që arriti tek e fundit në një përfundim. E pa-normale, duket tani braktisja që PS i ka bërë njërit prej prurjeve më të mira të tyre në këto dy mandate. Kjo ishte arsyeja që Tahiri ua plasi troç kolegëve: “Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur “a do bëhesh kurban?”, dhe më keni fyer. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg, por të mos jesh i lirë. Në Parlament dhe politikë ka njerëz kurban sepse kanë frikë të flasin. Ka kurban sa të duash sot nga ata që qeverisin. Ata janë kurban, por unë jo”.

E kupton apo jo Tahiri, ai është realisht kurban në të gjitha aspektet dhe ka të ngjarë të marrë një dënim të njëjtë në Apel (Ambasadat jo rrallë herë diktojnë e paraprijnë, për të mirë apo të keqen tonë), për të mos thënë të rëndohet, ndërkohë që nëpërmjet tij është hapur mundësia por edhe risia për koka të tjera, që e “kanë shpërdoruar” detyrën. Berisha, Basha, Mediu, por edhe një arradhë e tërë nga PS-ja duhet të mendojnë qartë për të ardhmen e tyre, nëse vërtetë do të kenë një të tillë. Kjo i bën shumë njerëz të politikës që po i kënaqen kinse kurbanit Tahiri “t’i gëzohen momentit”, por jo vazhdimësisë, që parashikohet i hidhur. Të paktën dhe nga ky zgjim ende i topitur i Drejtësisë shqiptare. Kështu Tahiri, nuk mund të bënte dot një Mea Culpa, ai është përballë një standarti që po vendos me shumë pasiguri prej momentit Drejtësia e vendit dhe që ai është shembulli i hidhur. (Javanews)

Next Post
Vrasja/ Ekzekutimi me thikë në zemër e 22-vjeçarit, 30 vite burg për shqiptarin

Vrasja/ Ekzekutimi me thikë në zemër e 22-vjeçarit, 30 vite burg për shqiptarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In