Deputeti socialist, njëherësh ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndreu thotë se Lulzim Basha është vërtetë i lehtë nga mendja, pasi kryeministri nuk mund të ketë prova për krimet, sikurse thotë kreu i opozitës. Provat i ka prokuroria dhe urdhërarrestet sipas deputetit të PS i lëshon gjykata.
Për Ndreun, Lulzim Basha nuk mbush fare, dhe ka qënë Ministër i Brendshëm dhe është shkolluar për jurisprudencë.
“Me falni por ky kryetari i opozites Lul Basha eshte i lehte e nuk jep as nuk merr me kete dynja pavaresisht se ka qene Minister i Brendshem !
Po si qenkan provat per arrestimin e dikujt te zyra e kryeministrit se nuk e kisha degju ndonjehere kete budallek ?!
Provat i mban prokuroria dhe urdherat e arrestit i nxjerr gjykata Lulush ziu. Ke mbaru dhe Fakultetin Juridik po si duket ke dale me hallexhi se ke hy ne ate shkolle.
Mos e fyej me ate diplome se me keto qe thu po behesh gazi botes e le nam!”, reagon deputeti i PS.
ma.me










