Të njëpasnjëshme kanë qenë reagimet e mazhorancës dhe qeverisë sot pas rrëzimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Gjykata Kushtetuese.
Pas reagimit të kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, zotit Spartak Braho, ka reaguar edhe ministri Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i cili shprehet se kjo Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe sipas tij, duke marrë në konsideratë sygjerimet e Gjykatës Kushtetuese për të qenë plotësisht siaps standarteve ligjore.
“Askush nga ne përfaqësuesit e qeverisë apo maxhorancës nuk I ka lejuar edhe në rastet kur ato janë përtej parashikemeve tona gjithsesi Byroja Kombëtare e hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen reflektimin e sugjerimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit apo akteve nënligjore për të arritur plotësimin e standardeve ligjore sipas vendimit që do të zbardhet. – u shpreh ministri Tahiri
Tahiri tha se kjo byro do i shërbejë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se qeveria është e vendosur që të ta ngrejë këtë institucion.
”Byroja është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi shumë të vendosur të ngremë një institucion efektiv që janë objekt të byrosë kombëtare të hetimit dhe jemi në angazhim me Byronë Federale të hetimit për konsolidimin e çdo hapi apo procedurave për byronë nga struktura, organizimi dhe kriteret deri tek funksionimi e veprimtaria htimore.
Ky është partneritet që garanton standard më të larta me qëllim shembjen e murit të pandëshkueshmërisë si korrupsioni në nivele të larta dhe vepra penale të lidhura me të dhe krimi i organziuar.
Në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtesue do respektojmë sugjerimet dhe do marrim masat për të nisur nga puna bashkë me Byronë Federale të hetimit”, mbyli Tahiri deklaratën për shtyp.
Redaksia Online
(Javanews.al)