• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri-Berishës: Bëhu burrë e fol një fjalë për Vettingu-n, vlerësoj Bashën që mbështeti Policinë

by Java News
22/12/2016 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë, se i ka lënë të pashpresë qytetarët që po detyrohen të largohen jashtë vendit, ka replikuar menjëherë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ministri nga foltorja e Kuvendit akuzoi Berishën se nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm të ofendojë kryeministrin dhe të gjithë anëtarët e qeverisë.Tahiri vazhdimisht e pyeste deputetin e PD se pse nuk foli asnjë fjalë në lidhje me Vettingun dhe Reformën në Drejtësi, në një moment që vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hapi rrugë zbatimit të tij, vendim ky i vlerësuar edhe nga BE dhe SHBA.
“Lëshove urime e mallkime, si nuk the një fjalë për Reformën në Drejtësi, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugën Vettingut, si nuk i kushtove një fjalë një pjese kaq të rëndësishme për Shqipërinë. Ti që nuk le fjalë pa sharë kryeministrin, mua, kolegët e mi, familjet tona, dhe s’ka problem ne t’i durojmë si kusur të natyrshëm të të qënit tënd këtu në Kuvend. Si nuk the një fjalë? E ke një problem. Nuk të lëshoi gryka një “gëk” për Reformën në Drejtësi. Cila gjë kaq e madhe ta mbylli gojën sot, ty që flet çdo gjë, por sot për Vetingun nuk fole? Çfarë të heshti? Bëhu burrë e hajde këtu fol për Vetingun. Pse nuk flet për gjyqtarët, për prokurorët, për gjithë ata që për shkak të Vetingut nuk duhet të jenë më në sistemin e Drejtësisë? Për gjënë më të madhe sot, shqiptarët kanë pritur çerek shekulli, nuk fole. Ëndrrat e shqiptarëve të viteve ’90 ishte të bënin një vend të begatë, dhe ti nuk u çove të flasësh. U përpoqët ta bllokonit, provuat mekanizmat deri në dëshpërimin më të fundit. Nuk po të them që të bësh apologji për nevojën që kemi për drejtësi, por angazhohu në emër për të PD për ta bërë realitet reformën në drejtësi. Do dalësh këtu ta thuash? Ti që je më i gjendshmi për të shpifur për këdo prej nesh. Ne duam me reformën në drejtësi t’i japim drejtësinë e vërtetë popullit shqiptar. A do dalë ndonjë i PD të angazhohet për ta realizuar këtë. Jo nuk e bëni dot ju këtë. Ju flisni për drogën, hashashin, s’lini dot gjë pa thënë. Të është bërë zakon të flasësh për shtëpinë e Edi Ramës, mirë e bën, por Rama e ka sqaruar historinë e shtëpisë vet, po ti si nuk i sqaron shtëpitë e tua dhe të vajzës tënde. Fole për librat e Edi Ramës, por i vetmi për të cilin i shkruhet libër për të birin je vetëm ti, apo t’i bëjnë filma Hollywood-i. Por dil të paktën fol për Reformën në Drejtësi. Mund të të ketë hije ndonjë ditë. Dil thuaj një fjalë për Vettingun. Sot, dua ta falënderoj Bashën dhe s’e kam me ironi. Sepse në emër të PD, shkoi në Spitalin Ushtarak, pa një efektiv policie në krye të detyrës dhe dha mbështetjen e tij. Shyqyr Zotit erdhi dita që ju falënderuat Policinë e Shtetit. Se deri tani i keni quajtur Çunat e Sajës, Çunat e Krimit. Ndajeni mendjen çfarë do thoni. Por falënderoj Bashën që e kuptoi që policia është e denjë” u shpreh Tahiri.
ma.me
Next Post
20 policë të Mitrovicës përfundojnë në paraburgim e 15 në arrest shtëpiak

20 policë të Mitrovicës përfundojnë në paraburgim e 15 në arrest shtëpiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In