• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri ashpërson tonet: Të nxjerrim në pension ata si Saliu, qytetarët të mundin ‘partiçkat’

by A R
08/06/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndalesa e rradhës e kreut të PS-së së Tiranës ishte zona e Bërzhitës. Saimir Tahiri, i shoqëruar nga kandidatët Xhemal Qefalia dhe Azbi Arapi, ftoi qytetarët t’i kthejnë ditët e mbetura deri në 25 Qershor, në angazhim për të bindur këdo të votojë Partinë Socialiste. Ai u shpjegoi banorëve arsyet.

“Në 2013 ne kishim një prioritet shumë të madh, të mundnim Sali Berishën. Në 2013-n falë jush ne ia dolëm ta nxirrnim në pension Sali Berishën. Tani kemi një prioritet edhe më të madh, të nxjerrim në pension dhe të mundim të gjithë ata që si Saliu dhe rraca e tij i rrinë në qafë këtij populli prej 25 vjetësh. Dhe kësaj do ia dalim bashkë me ju”, tha Tahiri.

Kreu i PS-së së kryeqytetit ishte i drejtpërdrejtë kur u tregoi banorëve të Bërzhitës përse shumë punë nuk janë kryer në vend. Tahiri tha se qytetarët duan më shumë punë, por janë ‘partiçkat’ që duan punë për vetë. E sipas tij, nëse qytetërat duan më shumë legalizime, kryetarët e ‘partiçkave’ duan të legalizojnë postin e tyre.

Ndër reformat më të rëndësishme të realizuara, ish-ministri veçoi atë administrative.

“Ne kemi bërë disa gjëra. Unë po iu përmend vetëm një, reformën administrative. Po mendoni pak vetëm vlerën e pasurisë tuaj, sa është shtuar. Mendoni pak potencialin për të bërë më shumë. Sot investohet vetëm në qendër të Tiranës nga bashkia, por nesër do të investohet edhe në këto zona”, shtoi Tahiri.

Kryetari i PS-së më tej kishte një ftesë për këdo, të ndihmojë fitoren e socialistëve, për një mandat me mbi 71 mandate në Kuvend.

“Jam shumë i bindur që një i ri apo një e re këtu ka në mend 10 shoqe, 10 shokë, të cilët mund t’i marri në telefon, mund t’i takojë këto 17 ditë dhe t’i bindë që të votojnë Partinë Socialiste. Jam shumë i bindur që çdo burrë dhe çdo grua këtu ka në mend 10 komshi, të cilëve mund t’iu trokasë te dera dhe t’iu marrë votën. Jam shumë i bindur, që secili prej jush ka në mend 10 të afërm, 10 miq. Secili prej jush ka nga një minifuqi prej 10 vetash apo 10 familjesh, që atë ditë duhet t’i marrin të gjithë prej dore të shkojnë bashkë te kutia e votimit, sepse ajo ditë do jetë dita e fitores së qytetarëve përballë ‘partiçkave’ që i kanë ndenjur në kurriz këtij populli.

Sot nuk është më koha të rrish para televizorit dhe të thuash që unë jam me Partinë Socialiste. Faleminderit dhe aq. Por nuk mjafton. Sot është koha të shkosh të trokasësh te komshiu. Sot është koha të shkosh të bindësh shokun. Sot është koha të shkosh të flasësh me të afërmin tënd. Sot është koha ti të ngrihesh dhe të fitosh vetë. Sot është koha të bëjmë një luftë të përbashkët miqtë e mi, sepse sot është koha ta mbyllim atë 25-vjeçarin, që na rri mbi kokë dhe që na ka dhembur jo pak, apo jo?”, u shpreh Tahiri.

Next Post
Lutfi Haziri akuzon: Vetëvendosje, organizatë shqiptaro-serbe

Lutfi Haziri akuzon: Vetëvendosje, organizatë shqiptaro-serbe

Comments 1

  1. Petriti says:
    9 years ago

    koha ka ardhur vertet disa ne pension dhe ndonjerin dhe ne burg se ja kan ber vendin

    Reply

Leave a Reply to Petriti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In