Gjykata e Lartë kërkon që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të deklarojë mungesën e juridiksionit për padinë e ngritur nga Naureda Llagami kundër votimit që çoi në zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, nëse do të merrej në shqyrtim, një akt i tillë, do të ishte “potencialisht i rrezikshëm për rendin kushtetues”. Zonja Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme, ishte në favorin e saj, e në këtë mënyrë do t’i jepte mandatin për në GJK. *** Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pritet të shqyrtojë të hënën kërkesën për sigurim padie të paraqitur ...