• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tadiç zbulon mashtrimin e Vuçiç për Kosovën: Kjo qeveri ka 7 vjet që nuk ka bërë publik asnjë plan

by Java News
25/05/2019 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i shtetit serb, Boris Tadiç, ka folur për seancën e të hënës në Kuvendin e Serbisë, ku pritet që të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç, e ku do të diskutohet për Kosovën.

Ai ka thënë se një seancë e tillë është një mashtrim dhe farsë e Vuçiç, për politikën e tij jo-transparente lidhur me Kosovën.

Mbi të gjitha Tadiç thotë se është një cirk i presidentit serb.

“Para së gjithash, nuk bëhet fjalë për një seancë kushtuar Kosovës, por për manipulim me çështjen e Kosovës në mënyrë që të krijohet një iluzion për punën e Parlamentit. Ata që marrin pjesë në këtë manipulim nuk e forcojnë, por e dobësojnë parlamentarizmin në Serbi”, ka thënë sot Boris Tadiç, lideri Partisë Socialdemokrate dhe ish-president i Serbisë, duke u përgjigjur në pyetjen se pse një pjesë e opozitës nuk do të marrë pjesë në seancën për Kosovën, e cilën vetë opozita e kishte kërkuar.

I pyetur nga mediat serbe nëse ai pret nga presidenti Vuçiç t’u thotë diçka të re deputetëve lidhur me negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se nuk pret diçka tjetër, përveç një demagogjie primitive dhe bartjes së akuzave në pushtetet e mëparshme.

“Fakti se Vuçiç dhe kjo qeveri qe shtatë vjet nuk kanë bërë publik asnjë plan për Kosovën dhe nuk e hapin këtë temë në Kuvend dhe politikën për Kosovën e orientojnë në bartjen e përgjegjësive me akuza të rreme kundër pushteteve të mëparshme dhe me demagogjinë më primitive, me siguri nuk do ta pengojnë Vuçiqin për caktimin e seancës mashtruese lidhur me Kosovën”, tha ai.

Ai thotë se presidenti serb ka thirrur një seancë mashtruese për Kosovën për faktin se ai cakton atë mbledhjen për këtë temë në kohën kur opozita është duke e bojkotuar pjesëmarrjen e në Kuvend dhe kur regjimi i Vuçiqit po e humb prezantimin e deritashëm të demokracisë në opinionin ndërkombëtar.

“Është e qartë se plani i tij [Vuçiqit] i vetëm me këtë seancë është një farës propaganduese, kinse për të treguar se nuk është e vërtetë se ai nuk po e hap këtë temë në Parlament. Gjithashtu edhe të tregojë se si opozita është e papërgjegjshme dhe e pa interesuar për tema kyçe nacionale”, tha ai.

Ai gjithashtu tha e me këtë Vuçiq pretendon “të fshehë hipokrizinë e këtij pushteti , i cili nuk po ndryshon asgjë në atmosferën në Parlament, për çfarë opozita ka nisur bojkotin”.

g.kosovari

Next Post
PD akuza policisë: Po kontrollon autobusët e protestuesve

PD akuza policisë: Po kontrollon autobusët e protestuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In