• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

by Ylli Pata
07/07/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur një konsensus në publik, politik, apo në komunitetin e ekspertëve juridikë.

Megjithatë, gjyqtarët special vendosën një tabu në lidhje me sjelljen e tyre me vendim, që u kthye në një standard të përgjithshëm.

Ku vendimet ishin përgjithësisht drakoniane, nga fillimi i hetimeve deri në përfundimin e tyre. Të gjithë të arrestuarit mbeteshin në burg deri në fund të procesit, e në proces, vendimet përgjithësisht ishin konfirmim në frymë e gërmë, i materialit dhe pretencës së akuzës, pra SPAK.

Ndërkaq, për gjyqtarët special, u shpërnda imazhi në opinion, se janë të “verbër” dhe të “shurdhër” nga ajo që ndodh në opinion, pasi vendimet i marrin në indipendencë të plotë e të shkëputur nga mjedisi që i rrethon.

Për këta gjyqtarë, madje u hap një mit se janë “spartanë”, “parimor” e nuk duan të afrohen në mjedisin politik apo atë mediatik shqiptar.

Vendimet drastike të marra kanë ardhur si bombë në radhë të parë tek të akuzuarit dhe ekipet mbrojtëse të tyre, e deri në rrethin e afërt të këtyre personazheve. Argumentet e tyre, në komentimin e vendimit kanë qenë jo thjeshtë kundërshtuese, por kanë treguar se ajo ashpërsi vendimi ka qenë  e papërshtatshme me veprën konkrete, duke vënë në përdorim klauzolën më ekstreme të saj.

Pikërisht kjo performancë, ky ‘standard” apo tabu në lidhje me vendimet e ashpra, ka hasur prej kohësh në një debat të ndezur në opinion. Duke krijuar kështu një mjedis juristësh, gazetarësh dhe politikanët që ishin kritikë me këtë sjellje.

E këto kritika ngjitën, ngase standardi i drejtësisë në vendet perëndimore nuk është mbushja e burgjeve, por një politikë penale që synon një vendim të ekuilibruar dhe të drejtë, që mbështetet me prova të pakundërshtueshme.

Në Perëndim, nbushja e burgjeve nuk është standard as në fazën e parë, e as pas vendimit. Politika penale përdor forma të ndryshme sipas rastit, për të dhënë mesazhin e duhur duke krijuar një standard.

Por me rastin “Partizani”, drejtësia ka kohë që ka rrëzuar këtë mit drakonian dhe që nuk shikon majtas e djathtas.

Një nga gjyqtarët që hapi më shumë këtë tabu me vendimet e tij, apo edhe me intervistat mediatike, shkoi deri atje sa e nxori Sali Berishën nga arresti i shtëpisë me motivin se ka fushatën elektorale dhe i duhet partisë në fushatë.

Natyrisht që opinioni i gjyqtarit është i tij, e mund të ketë argumentet që e mbrojnë, por referimi tek një kontekst jo pastërtisht ligjor por të mjedisit që vepron, bëri krisjen e parë e mitit të GJKKO-së.

Ndërkaq, miti mori çarje të madhe ndaj rastit Ulliri, ku gjyqtare e rastit ku gjykohet Sali Berisha, pra kryetari i PD, u caktuar një familjare e deputetes së PD-së. Një rast afër konfliktit të interesit, apo sjelljes etike, që u pranua nga gjyqtarja e cila ofroi dorëheqjen.

Por nuk u pranua nga kreu i GJKKO-së, e sot kjo gjyqtare liron dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, duke pranuar garancinë pasurore.

Nuk është fundi i botës, sidomos ku procesi është si në rastin aktual rrugës e masat e sigurisë mund të jenë fluide.

Por përballë publikut, GJKKO ka thyer një standard, që ndikon në besueshmëri e pritshmëri. Në një vendim të GJKKO-së i kërkohet SPAK që të vendosë arrest për burg ndaj një zyrtari sepse kjo është pritshmëria e publikut, ndërkohë sot pikërisht pritshmëria e publikut që të paktën të mos ketë as një re në besueshmërinë e gjyqtarëve me lidhjet e tyre me Berishën, ka rënë totalisht.

Pas asaj që ndodhi sot, çdo standard që mund të rikthehet me rastet e tjera, nuk do të shikohet si parimore, por e paramenduar dhe tendecioze.

Pra ku ishim e ku jemi: Selanik e të përpjetë, siç ka qenë do të jetë! Kush ka fuqi, para dhe sulmon drejtësinë do shpëtojë, të tjerët. Të shohim…

Next Post
“Përplasi” Ramën me Prokurorinë, kush është pronari kabinave në Theth? Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

"Përplasi" Ramën me Prokurorinë, kush është pronari kabinave në Theth? Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

Comments 1

  1. Leka says:
    9 months ago

    Nuk mund te kete viting ne drejtesi nga ish prokurir dhe gjygjtar. I vetmi qe ben vitingun eshte populli , prandaj ne ShBA ata zgjidhen me viten popullire dhe jo si tek ne. Vitingu po zbehet para syve te popullit per diferencimet be gjykime. Pse dihet te paguajme drejtesine qe nuk na sherben?

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In