Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me zbritjen e Shqipërisë me 7 pozicione në monitorimin e doing businnes. Ajo shkrun se qeveria ka rritur taksat çka dhe e le vendin tone mraba shume vendeve te tjera ne rajon.
“Në prag të debatit për Paketën Fiskale 2018, qe perseri rrit taksat me 50 milione Euro, raporti i Doing Business për vitin 2018 na ul me 7 vende dhe vë theksin tek plaga e taksave. Renditemi të 125 në sektorin e taksave dhe detyrojmë një biznes të paguajë 37.3% të fitimit në formën e taksave. Kosova, Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia renditen përpara nesh duke treguar edhe një herë që beteja jonë me konkurrentët është e humbur sa i takon aftësisë së tyre për të përthithur investime por edhe për të lehtësuar të bërin biznes“, shkruan deputetja e PD-se. /ma.me