• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELA/ Rritja e pensioneve, sa do të përfitojnë të moshuarit nga data 1 mars

by Java News
23/02/2017 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria ka miratuar rritjen prej 35 të pensioneve. Në mbledhjen e Këshillit të Ministarve është vendosur që nga data 1 mars pensionet do të ideksohen me 3%.

“Ky projektvendim ka për qëllim që të mbajë në nivele optimale vlerën reale të pensioneve dhe të përfitimeve të tjera sociale, duke rikuperuar e rimbursuar efektet e rritjes së indeksit të çmimeve” – thuhet në vendimin e qeverisë, ku theksohet se rritja e çmimeve është 3%.

“Indeksimi i masës individuale të pensioneve të fillojë efektin financiar nga data 1 mars 2017 dhe të përfshijë të gjitha përfitimet që janë caktuar e vazhdojnë të paguhen, si dhe ato përfitime që nuk janë në proces përllogaritjeje e caktimi.

Me miratimin e këtij projektvendimi realizohet rritja e të ardhurave për rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin, aktualisht, pensione, por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në skemën e pensione e të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti. Rritja do të zbatohet nga data 1 mars 2017”, – thuhet në relacionin e qeverisë.

Sa do të jetë shtesa në pension
Pensioni                               Shtesa                  Pensioni pas rritjes
9.300 lekë                            279                         9.579 lekë
12.000 lekë                         360                         12.360 lekë
14.000 lekë                         420                         14.420 lekë
15.000 lekë                         450                         15.450 lekë
16.000 lekë                         480                         16.480 lekë
17.000 lekë                         510                         17.510 lekë
18.000 lekë                         540                         18.540 lekë
19.000 lekë                         570                         19.570 lekë
20.000 lekë                         600                         20.600 lekë
22.000 lekë                         660                         22.660 lekë
24.000 lekë                         720                         24.720 lekë

Vendimi i plotë i qeverisë

Indeksimin, në masën 3 për qind të:

a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976,   datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993,                 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara;
b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;
ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 e 48, të   ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr.4171,  datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;
ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;
f) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”;
g)   trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar,
gj)  pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
h) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179,   datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
i) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139,  datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
j) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar.

2. Indeksimin e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 28.2.2017, përfshirë edhe këtë datë.

3. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.3.2016, nuk do të jenë më pak se 13 014 lekë në muaj dhe më shumë se 26 028 lekë në muaj.

4. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk do të jenë më pak se 8 912 (tetë mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 13 014 lekë në muaj.

5. Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 014 lekë në muaj.

6. Përfituesit e pensioneve pas indeksimit të pensioneve të jetë:

a) deri në 14 664  lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 164 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 602) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj.

ma.me
Next Post
Qeveria e re në Maqedoni, BDI-LSDM afër paktit , tërbohet Gruevski

Qeveria e re në Maqedoni, BDI-LSDM afër paktit , tërbohet Gruevski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

July 17, 2026
Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

July 17, 2026
Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

July 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 korrik 2026

July 17, 2026
Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In