• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabela/ Llogaritja e pensioneve, publikohen koeficientët

by Java News
26/02/2018 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo pak individë që marrin pension shpeshherë janë të paqartë në lidhje me përllogaritjen e masës e kërkojnë përgjigje nga ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, pensioni i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe një shtesë dhe pagat e individëve që kanë derdhur kontribute shumëzohen me koeficientin përkatës, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot koeficentët e indeksimit të pagave që prej vitit 1994 deri në vitin 2015. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficientët vjetorë të përcaktuar, nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001 apo më të larta se paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2015 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 582, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet, vetëm për pensionet me datë fillimi deri në 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë.”,-nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përllogaritja me formulë
Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficienti i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

Next Post
Krujë, mbyllen 33 furra gelqereje, ministri Klosi merr pjesë në aksion

Krujë, mbyllen 33 furra gelqereje, ministri Klosi merr pjesë në aksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com