• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TABELA/ Hendeku gjinor në Shqipëri, femrat paguhen mesatarisht 10.5% më pak sesa meshkujt

by Java News
01/06/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka rëndësi sa e aftë mund të jesh, apo sa shkolla ke mbaruar. Nëse je femër në Shqipëri je e destinuar që të paguhesh më pak sesa meshkujt, në pothuajse të gjithë sektorët dhe të gjitha profesionet.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për vitin 2017, hendeku gjinor në Shqipëri është mesatarisht 10.5%, që nënkupton që femrat përgjithësisht paguhen 10.5% më pak sesa meshkujt.

Sektori ku ekziston diskriminimi më i madh është ai i sektori financiar dhe bankar, që është edhe më i paguari në Shqipëri.

Meshkujt në banka e sigurime të cilët në fakt mbizotërojnë në postet drejtuese, paguhen mesatarisht 116 mijë lekë në muaj, ndërsa femrat 95 mijë lekë, ose 20.6 mijë lekë më pak.

Një tjetër diferencë e lartë është në aktivitetin “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi”, ku meshkujt paguhen me 49,301 lekë dhe femrat me 31,916 lekë, (me një diferencë rreth 17 mijë lekë), por ky është një sektor me punë të rëndë dhe i profilizuar kryesisht për meshkuj.

Edhe në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit burrat bëjnë “ligjin”, teksa paguhen mesatarisht me 78 mijë lekë, ose gati 15% më shumë sesa gratë.

Punonjëset femra i diskriminon dhe administrata publike, me një hendek gjinor prej 13.6%. Gratë në shtet marrin rreth 55 mijë lekë në muaj dhe burrat 64 mijë lekë.

I vetmi sektor ku femrat shkëlqejnë është ai i “Arte, argëtim dhe çlodhje”, ku femrat paguhen 4,400 lekë më shumë sesa meshkujt.

Ndërsa nuk ka ndonjë diferencë të madhe në pozicionet drejtuese dhe drejtorët ekzekutivë, ku si burrat ashtu dhe gratë paguhen me rreth 95 mijë lekë në muaj.

Nuk ka diferencë në pagesë as në profesionin e forcave të armatosura, po ashtu dhe tek nëpunësit.

Mesatarisht, paga mesatare për femrat në vitin 2017 ishte 46 mijë lekë, me një rritje prej 3.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Shtesën më të madhe në pagë e kanë përfituar femrat në administratën publike me 7%. Rënie page kishte vetëm në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit, por kjo është në linjë me tendencën e këtij sektori, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt.

Hendeku gjinor (Diferenca e pagesave mes meshkujve dhe femrave) është një dukuri globale edhe në vendet e zhvilluara, ku në Gjermani psh, meshkujt paguhen 17% më shumë sesa femrat, në Francë 14% më shumë. Diferenca është më e ulët në Itali, me 5.5%.

Sipas raportit të Hendekut Gjinor 2017, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, që mat nj sërë treguesisht si pjesëmarrjen në forcën e punës, shpërndarjet e të ardhurave, arsimin, aksesin në shërbime shëndetësore, pjesëmarrjen në politikë, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 38 nga 144 shtete dhe e para në rajon. Pikët më të larta vendi i merr nga fuqizimi politik i gruas, që i ka mundësuar ngjitjen në renditje dhe më dobët është në treguesin e shëndetit dhe mbijetesës./monitor

a.ç

 

Next Post
7 gjërat që duhet t’u mësoni fëmijëve që të jenë lumtur dhe të sigurtë

7 gjërat që duhet t’u mësoni fëmijëve që të jenë lumtur dhe të sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In