Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë në dy kampe. Për përçarjen brenda kësaj force politike ka folur dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka gjatë një interviste për Ora News.
Noka u shpreh se Tabaku vjell vrer kundër Sali Berishës dhe PD dhe askund kundër Edi Ramës.
Por pavarësisht kësaj ai bën thirrje për reflektim dhe bashkim me qëllim rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Flamur Noka: Nuk ka fuqi të shajë në shqip, në anglisht zonja Tabaku vjell vrer kundër Sali Berishës dhe PD dhe askund kundër Edi Ramës. Unë bëj thirrje reflektoni. Demokratët nuk ju kanë votuar për këtë mision që i keni dhënë vetes. Demokaratët ju kanë votuar t’ju shërbeni atyre, të përfaqësoni vullnetin e popullit dhe jo vullnetin e Edi Ramës. Reflektoni, dera është e hapur në çdo moment. Bashkimi është zgjidhje jo përçarja dhe jo sulmi ndaj Sali Berishës dhe PD. Për këtë nuk ju ka votuar askush.
/e.d