• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Të gjithë duan të marrin pronësinë e Drejtësisë së Re! Detyra jonë, zbatimi i vendimeve edhe kur nuk na pëlqejnë

by A M
12/04/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD Jorida Tabaku, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka “thumbuar” mazhorancën, kur tha se pavarësisht se të gjithë duaj të marrin pronësinë e drejtësisë së re, detyrë mbetet zbatimi i vendimeve të drejtësisë edhe kur nuk janë ato që duam.

Ajo u shpreh se këshilli KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Fjala e plotë:

Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë.

Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua.

Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucionë kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre.

Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.

Next Post
Ish-presidenti Bamir Topi: Ja kur u nda rruga ime me Berishën

Ish-presidenti Bamir Topi: Ja kur u nda rruga ime me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com