• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Rama po zhbën shtetin, nuk e ka dashur kurrë integrimin!

by A R
26/09/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po shkatërron administratën publike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se ‘thikën’ për të ndarë pushtetin, Rama ia ka dhënë PS-së.

“Për qeverinë, nuk ka rëndësi aftësitë e individit apo dhe meritokracia, qëllimi i qeverisë është ta mbushë administratën me shërbëtorë partie qoftë edhe të nivelit mediokër’, citohet në mesazhin e Tabakut në rrjetet sociale.

MESAZHI I TABAKUT
Qeveria e sotme në pranverën e vitit 2013 votoi Ligjin e Nëpunësit Civil, iu desh shumë kohë për të bindur kryetarin e djeshëm të opozitës që të votonte një nga kushtet e BE-së, shumëkush nga të majtët mendoi se Rama nuk dëshironte t’i jepte suksesin që i takonte qeverisë Berisha. Por, historia provoi diçka edhe më të hidhur. Kryeministri Rama nuk e ka pasur synim integrimin e vendit në BE dhe për vite me radhë u ka shitur shqiptarëve dokrra hini për përpjekjen e tij mbi integrimin.
E nisi ofensivën e tij ndaj integrimit duke ndryshuar që ditët e para në pushtet ligjin që po vetë kish urdhëruar ta votonin. Vazhdoi sulmet duke shkatërruar administratën publike dhe duke zhdukur memorien institucionale, ngarkoi buxhetin e shtetit me miliona dollarë detyrime karshi nëpunësve që i përzuri nga detyra në mënyrë antiligjore.

Pastaj, kur gjithçka dukej se qe e përfunduar kërkoi tepsinë e plotë të qeverisë për të bërë siç ia do qejfi me administratën dhe integrimin e vendit. Sot, thikën për të ndarë pushtetin ia ka dhënë partise. Punësimet në kundërshtim me ligjin u vërejtën që tek emërimet pa konkurs të sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Sipas ligjit të votuar edhe nga PS, këto pozicione janë niveli më i lartë i administratës publike dhe duhet të ndjekin hapat e përshkruara nga ligji për t’i punësuar. Por ligji nuk ekziston!

Prandaj, ndërsa dëgjoni kryeministrin që të ligjërojë në publik se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë punë në shtet, duhet të kini parasysh se ai po ju thotë se “puna në shtet vjen nëse ke teserën e PS-së dhe nëse udhëheqësit e partisë të përzgjedhin për të hyrë”. Për qeverinë, nuk ka rëndësi aftësitë e individit apo dhe meritokracia, qëllimi i qeverisë është ta mbushë administratën me shërbëtorë partie qoftë edhe të nivelit mediokër. Për kryeministrin, kushti i BE-së për një administratë të depolitizuar është një çarje koke, sikundër edhe vetë integrimi në Europë është shndërruar kohët e fundit për të.
Nderkohe qe shpresat e të rinjve dhe qëllimit të një politike mbi 17 vjeçare për të ndërtuar një administratë dinjitoze që jo vetëm të merret me procesin integrues por edhe të hedhë themelet për një shtet edhe pas shumë vitesh; ato kanë marrë goditjen e rëndë. Perpjekja per te zhbere shtetin vazhdon!

Next Post
Kim nuk e priti mirë lajmin e shtatzanisë së motrës më të vogël, reagimi i saj i parë…

Kim nuk e priti mirë lajmin e shtatzanisë së motrës më të vogël, reagimi i saj i parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In