• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Propozimi i PS për komisionet hetimore, ‘fantashkencë’! Me këtë gjuhë dëshmojnë tmerrin e tyre

by Java News
30/11/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për propozimin e PS mbi formimin e komisioneve hetimore të Kuvendit. Në reagimin e bërë në facebook, Tabaku e cilëson si “fantashkencë” projektligjin e propozuar nga PS që sipas saj vetëm do ngrejë komision hetimor që do të kontrollojë komisionet hetimore të ngritura.

Komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese që i garantohet opozitës së çdo kohe. Në një shtet të së drejtës hierarkia është e tillë që kushtetuta prevalon mbi ligjet. Prandaj më duket një fantashkencë dëshira e mazhorancës që me propozimet duket se do të ngrejë një komision hetimor që do të kontrollojë komisionet hetimore.

“Frika që u ndjellin Komisionet Hetimore i ka detyruar të rrëshkasin në komedinë “Ne” do të vendosim, “ne” do t’i njohim, “ne” jemi të gjithëditurit! Me këtë gjuhë nuk bëjnë vetëm se dëshmojnë tmerrin e tyre që nuk ka lidhje aspak me deputetët si prokurorë pasi historia e komisioneve hetimore flet vetë për rezultatin e tyre.

Shqiptarët duhet të dinë që prej një viti në sirtarët e kuvendit fle propozimi i bërë në emër të Partisë Demokratike për reformimin e Ligjit të Komisioneve Hetimore. Ndryshime që i propozova duke pasur mbi supe eksperiencën e një komisioni hetimor dhe të një ligji që ishte po aq pengues sa përpjekja aktuale.

Alibia e mëtejshme se në Komisione Hetimore kanë dëshmuar persona nën hetim është minimalisht e pasaktë historikisht dhe mbase një mashtrim publik. Po, ka rezultuar që persona të thërritur për dëshmi kanë pohuar se janë nën hetim dhe seanca është anulluar. Natyrisht që kanë rezultuar që dëshmitarë, si tek inceneratorët, janë thërritur më pas nga SPAK dhe janë vendosur nën hetim mbas punës tê komisionit hetimor, siç ka ndodhur që raportet e minorancës të jenë pjesë e provave të SPAK dhe kjo mund të ndodhë sërisht”- shkruan deputetja.

Ajo tha se propozimet e qeverisë duhet të miratohen në dakordësi të plotë me opozitën pasi komisionet hetimore kanë qëllim kontrollin dhe balancën në një shtet.

“Por, qëllimi i ndryshimeve ligjore në fakt lidhet me funksionimin normal të Komisioneve Hetimore. Bashkë me znj Felaj kemi dëshmuar që përtej mosdakordësive tona të drejtojmë një komision që stekën e ka ngritur lartë. Ndaj propozimet tona politike për ndryshimet ligjore duhet të miratohen në dakordësi absolute, sepse sado “pushtete” ka qeveria ky ligj duhet patjetër të ketë dakordësinë e opozitës.

Qëllimi i ligjeve nuk është të shpëtojnë as mazhorancën nga frika dhe as opozitën nga sikleti. Ato kanë qëllim që të ofrojnë një shtet që ka për bazë kontrollin dhe balancën. Prandaj është mëse e domosdoshme që të kemi një dakordësi për këto propozime. Komisionet Hetimore janë një armë që opozita ka në dorë për ta ushtruar, nëse mazhornca është e bindur që nuk kanë asnjë efekt le të miratojnë dhe t’ia lëmë publikut të gjykojë efektin e tyre. Mbase mazhoranca ka të drejtë! Mbase opozita ka më shumë të drejtë! Ligji duhet zbatuar”- përfundon Tabaku në reagimin e bërë./m.j

Next Post
“Për Shkëlzenin”, inxhinierja dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

‘Gërdeci’/ Dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes: S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve. Procedurat, në një kohë të shkurtër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

July 31, 2026
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

July 31, 2026
“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

July 31, 2026
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Lufta SHBA-Iran nuk ndalet/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje!

July 31, 2026
Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

July 31, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

July 31, 2026
SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com